BERZH: Shqipëria rimëkëmbje të shpejtë ekonomike me 12%

E hënë, 6 Maj, 2024

“Ekonomia shqiptare mund të pësojë një rritje prej 12%”.  Kështu u shpreh Drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri, Matteo Colangeli gjatë një interviste televizive.

Ai deklaroi se: “Duke parë përtej 2020-ës, parashikimet tona janë për një rimëkëmbje të shpejtë në 2021, me një rritje prej 12% në PBB, në thelb më e lartë se humbjet e këtij viti. Pra parashikimi ynë ekonomik për Shqipërinë është që vendi vërtetë do të preket shumë si pasojë e krizës këtë vit, por kjo do të ndiqet nga një rritje e theksuar e ekonomisë në 2021, gjithnjë mbështetur në supozimin se udhëtimet dhe flukset tregtare do të kthehen në normalitet”.

Masat që qeveria shqiptare ndërmori gjatë kohës së pandemisë, Colangeli i komenton duke thënë se: “autoritetet kanë bërë një punë shumë të mirë në menaxhimin e emergjencës mjekësore dhe duhen përgëzuar për këtë. Për sa i përket masave ekonomike, Shqipëria ka ndërmarrë masa të ngjashme me vende të tjera në rajon dhe Europë. Çfarë bën diferencën në këto kushte janë përmasat e këtyre ndërhyrjeve, në fjalë të thjeshta, sasia e parave që mund të injektohen në ekonomi gjatë krizës dhe eficienca në zbatimin e masave të njoftuara”.

“Vendi kalon nga gjendja e emergjencës në një fazë të planifikimit strategjik të rimëkëmbjes ekonomike, mendoj se është me rëndësi të krijohen kushtet për zhvillimin e një modeli më gjithëpërfshirës të zhvillimit ekonomik, ku sektorë të ndryshëm të industrisë rajone apo grupe sociale të mund të kontribuojnë dhe përfitojnë nga rritja gjatë periudhës së rimëkëmbjes”, – u shpreh ai.

Është e rëndësishme, vijoi më tej ai, të përdoret në mënyrë të mirëkoordinuar dhe eficiente asistenca e ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë këtu maksimizimin e granteve të përfitueshme dhe kredive të buta, si dhe përshpejtimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për rimëkëmbjen e ekonomisë pas krizës.

Kreu i BERZH sugjeroi që puna të përqendrohet në sektorët e ekonomisë ku vendi ka avantazhe konkurruese, siç janë sektorët e punësimit intensiv, shkruan ata.gov.al. Në lidhje me turizmin ai tha se, ky sektor është një mundësi për Shqipërinë që të rivlerësojë modelin e zhvillimit të turizmit, duke e kthyer vëmendjen tek cilësia.

“Unë mendoj se për këtë janë të gjitha mundësitë, përfshirë bukuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit, mikpritjen e mrekullueshme të njerëzve dhe eksperiencat unike që Shqipëria mund të ofrojë, si dhe në gastronomi. Por, për të tërhequr një segment turistësh me të ardhura më të larta duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme në disa drejtime sipas mendimit tim: në investime në infrastrukturë dhe shërbime, veçanërisht në transport, në mënyrë që vizitorët të mund të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe me lehtësi në të gjithë vendin; në ofrimin e aktiviteteve dhe eksperiencave turistike, duke krijuar kështu punësim dhe duke rritur të ardhurat mesatare të përftuara për turist. Rritja e të ardhurave nga turizmi është më e rëndësishme sesa numri i turistëve që vijnë në Shqipëri; duke mbrojtur bukuritë natyrore dhe pasuritë e trashëgimisë kulturore nga mbindërtimi (veçanërisht në bregdet) dhe menaxhimi efektiv i mbetjeve”, – tha kreu i BERZH.

“BERZH ka zhvilluar një program mbi 100 milionë euro në bashkëpunim me BE për ta bërë turizmin më konkurrues dhe të qëndrueshëm dhe shpresojmë që partneri ynë vendas, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ta përshpejtojë sa më shumë ritmin e implementimit të programit që ai të ndihmojë në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit në Shqipëri”, – u shpreh Colangel.

Ndërsa evidentoi se në të njëjtin fokus duhet të jetë edhe agrobiznesi.

“Shqipëria është shumë konkurruese në produkte specifike, siç janë prodhimet bujqësore organike për të cilat ka një kërkesë në rritje në tregjet ndërkombëtare. Edhe në këtë sektor ne kemi një program të rëndësishëm të mbështetur nga Fondi i Garancisë Kombëtare që ofron rritje të mundësive për financime dhe njohuri për fermerët dhe sipërmarrësit. Më shumë se 6000 kredi me vlerë totale mbi 50 milionë euro janë disbursuar deri tani nën këtë program. Unë besoj se bashkë me grantet IPARD që ofron, BE ky program mund të luajë një rol kyç në stimulimin e investimeve dhe rritjes në këtë sektor të rëndësishëm”, – deklaroi ai.

Ndërsa theksoi se, zinxhirët globalë të prodhimit po shkurtohen, ndërsa kompanitë europiane po shqyrtojnë mundësitë e kthimit të prodhimit më pranë tyre. Kjo mund të sjellë mundësi për Shqipërinë që të hyjë në zinxhirët europianë të prodhimit, ku nuk ka mundur të jetë pjesë më parë.

Sipas tij, përmirësimi i klimës së biznesit dhe vijimi me reformat e lidhura me integrimin në BE janë gjithashtu parakushte për të përfituar nga këto mundësi. Në veçanti, mendoj se lufta ndaj korrupsionit, një administratë publike miqësore me biznesin dhe konsolidimi i sistemit gjyqësor duhet të jenë prioritete.

“Është koha edhe për të adoptuar një strategji të fokusuar në tërheqjen e investimeve duke promovuar Shqipërinë tek prodhuesit kryesor europianë si një mënyrë për të tërhequr këtë prodhim në Shqipëri”, – u shpreh kreu i BERZH.

Në lidhje me sektorin e energjisë ai nënvizoi se, “ne jemi shumë krenarë që e kemi mbështetur Shqipërinë në përgatitjen dhe finalizimin e tenderit për projektin e parkut diellor të Karavastasë, i cili do të projekti i parë për ndërtimin e një impianti të energjisë diellore në vend. Kjo tregoi se energjia diellore mund të zhvillohet në vend me çmime shumë konkurruese. Përmes këtij tenderi u arrit edhe çmimi më i ulët në Ballkan dhe se investitorët e huaj të rëndësishëm mund të vijnë në Shqipëri kur ndiqen praktika transparente dhe konkurruese në tenderim”.

“Rruga pra është e hapur për të bërë më shumë në këtë sektor në të ardhmen. Ne i kemi ofruar gjithashtu suport qeverisë në zhvillimin e sektorit të energjisë së erës, një tjetër sektor me potencial për Shqipërinë me po të njëjtën qasje konkurruese”, – u shpreh Colangeli.