Në kuadër të fazës së tretë të zbatimit të projekti “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri” me mbështetjen financiare të IOM Albania, Dhoma e Biznesit e Diasporës Shqiptare, në partneritet me Shoqatën e Kultivuesve Italianë (AIC) organizojnë takimin B2B online të fokusuar në sektorin e vreshtarisë.
Dhoma e Biznesit te Diasporës duke vlerësuar kapacitet prodhuese dhe përpunuese të sektorit të vreshtarisë në vend, të favorizuara nga klima mesdhetare, tradita e kultivimit të hardhisë me variete të shumta, teknikat e prodhimit të nënprodukteve dhe ndikimin ekonomik që sjell çdo përmirësim në secilën apo të gjitha hallkat e zinxhirit deri në produktin final, mundëson ofrimin e ekspertizës dhe arritjeve të një prej sipërmarrjeve familjare më të konsoliduar dhe të suksesshme të sektorit të vreshtarisë në Italinë e Jugut.
Në ketë takim me bizneset vendase të vreshtarisë, ekspertët e “Principe di Corleone” do të ndajnë ekspertizën e tyre shekullore në trajtimin e çështjeve esenciale të procesit të prodhimit, teknikave dhe teknologjisë së përdorur krahas elementeve specifikë të trajtimit dhe ruajtjes së verës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.