Gjermani / Fondacioni Besa shpreh interesin për investime në Vlorë

E shtunë, 27 Prill, 2024

“Fondacioni Besa në Gjermani po analizon mundësinë për të investuar në qytetin bregdetar të Shqipërisë, në Vlorë” kështu është shprehur sot Ilir Seferi, përfaqësues i fondacionit gjatë një vizite në Shqipëri.

Fondacioni Besa me qendër në Bavari të Gjermanisë ka në strukturën e tij 149 firma shqiptare dhe rreth 3 mijë të punësuar.

“Sot ndodhemi në Shqipëri, për një vizitë pune për të parë mundësinë e investimeve dhe jemi të impresionuar me ndryshimin epokal që ka ndodhur, sidomos këtu në Vlorë. Po shohim mundësinë të sjellim investime kapitale që do të shërbejnë jo vetëm njerëzve dhe vendit këtu, por edhe turistëve gjermanë, bavarez që do të vijnë në Vlorë”– tha Seferi.

Sipas tij, interesi i kompanisë, është që të ketë një situatë “win-win” (fito-fito), që të gjithë bizneset të fitojnë.

“Sot kemi filluar me projekte konkrete dhe në vijim do të detajojmë planin e zhvillimit që është në interes të kompanive tona të evoluojmë tregun në juglindje të Europës, sidomos në Shqipëri”– u shpreh sipërmarrësi Seferi, ndërsa theksoi se, “bashkëpunimi është në interes edhe të Shqipërisë dhe produkteve shqiptare, për një qasje më të madhe në BE, praktikisht atje ku Fondacioni Besa, prej 30 vitesh e ka tregun dhe do ta shndërrojë sipas kërkesës së ministres Denaj në dispozicion të prodhimeve shqiptare”.