COVID-19, Greqia bën mbajtjen e maskës të detyrueshme

E martë, 7 Maj, 2024

Greqia ka vendosur marrjen e masave të reja për të përballuar rritjen e rasteve të të prekurve me Covid-19. Sipas zv/ministrin e Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, prej ditës së nesërme do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet publike përveç supermarketeve edhe në të gjitha dyqanet e vogla si psh, në furrat e bukës, në dyqanet e mishit, por edhe në të gjithë zyrat e administratës shtetërore dhe asaj publike.

Gjithashtu e detyrueshme do të jetë mbajtja e maskës për gjithë personelin e restoranteve.

Sipas Hardalias deri tani duket se shumica e rasteve të të prekurve nga të huajt që vijnë në Greqi janë prej vendeve të Ballkanit, dhe tashmë kujdes do të ketë edhe për ata që vijnë ose kalojnë e nëpërmjet Spanjës.

Nga 171.000 teste në vendet e hyrjes në total të 1 milionë të huajve, u gjeten 300 të prekur.

“Rritja e infeksioneve në Athinë dhe Selanik dëshmon se virusi është ende këtu. Kërkesa është për të mirën kolektive. Situata nuk duhet të shkaktojë panik por as vetëkënaqësi, “tha Hardalias.

Ministri i shëndetësisë i Greqisë tha që javën e kaluar vendi nuk po përballet me një valë të dytë të infeksioneve, por duhet të mbetet vigjilent.

Greqia ka arritur të përmbajë përhapjen e infeksioneve Covid-19 në 4,227 raste të konfirmuara dhe 202 vdekje deri të hënën, pasi vendosi një bllokim që në fillimet e pandemisë.