“Jugu dhe fytyrat e ngjarjeve” një libër për mirkokozmosin arbëresh

E hënë, 6 Maj, 2024

Poeti arbëresh Mario Bellizi ka botuar disa nga krijimet e tij më të arrira letrare në revistën “Haemus”. Kjo është një revistë letrare disagjuhëshe (kryesisht shqip e rumanisht, por edhe në gjuhë të tjera) evropiane kulture e traditash, enciklopedike dhe antologjike themeluar nga autorët Kopi Kyçyku dhe Ardian Kyçyku në Bukuresht të Rumanisë në vitin 1998.

“Jugu dhe fytyrat e ngjarjeve” është titulli përmbledhës i përsiatjeve poetike të autorit Bellizi, i cili sjell ndjesitë, kujtimet dhe gjithë mikrokozmosin e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

Ai mbetet një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, që shkruan në arbërisht, italisht, por edhe në shqipen standarde.

Disa nga krijimet e tij:

Libri është trupi dhe forma e lëndës së ëndrrave të vegimeve, të dhunës së ngjarjeve e thuajse përherë, të gjuhëve: gjuha italiane, arbërishtja (e folmja e lashtë e zemrës) dhe shqipja letrare po tregojnë frymën e shkurtër përpara grackave të shkrimit. Arbërishtja është një e folme kryesisht gojore, një e folur barinjsh dhe buiqsh me rrënjë gjuhësore të harruara. Me këto të folme më ka ngjarë të flas për të sotmen, për transformimin e vazhduar të shpërnguljeve në vala magmatike, për shndërrimin e botës së lashtë në një pluhurizë të ndërlikuar njerëzish (një mozaik) a në një hapësirë pa tokë ku të bashkëjetohet. Poezitë, pra, janë shikime të përshkruara me gjuhë shumë të pasigurta; nga ana tjetër, shkruan G. Agamben, gjuha e poetit s’është me të drejtë e përcaktueshme as si gjuhë amtare, as si gjuhë/gramatikë, as si gjuhë e gjallë, as si gjuhë e vdekur, por si të gjitha këto në të njëjtën kohë. Shërbëtorja e gramatikës (Nietzsche) her’e herë ka qenë mënjanuar me qëllim që të vihej në dukje të folurit gojor, të “ndytët” e realitetit, frytet e saj jo të përligjura nga letërsia e nganjëherë e shfrytëzuar për të dhënë “stil kaosit” (P. P. Pasolini) a mundësisht me iluzionin se të shtohen lexuesit. Nga ana tjetër, s’ka intelektual, sot si sot, që s’njeh në majë të gishtave këtë mendim të thellë të filozofëve Gilles Deleuze-Félix Guattari brenda A thousand plateaus: Capitalism and Schizophrenia:

Me fjalë të tjera kam jetuar atë që, nëpër cikle, poetë dhe shkrimtarë jetojnë pa dashur përpara përmbytjeve shoqërore, epokale e të pajisur me mjete shprehëse që për ata janë fatkeqësisht të papërshtatshme, madje një barrë. Në “Fitimi” Apollinaire tha se gjuhët janë aq pranë mortjes që ne i përdorim ende vetëm për zakon e për frikë; përndryshe, Rimbaud paralajmëronte se kish guxuar të krijonte gjuhë të reja rreth të cilave gramatikani i çdo gjuhe s’do të kishte asgjë për të thënë. Banorët e vendeve të mia fantastike janë njerëzit-barbarë të rinj, individë të thërrmuar (atomizuar), të shkretë në rrahjen e tyre, tashmë pa frymë bashkësie, pa kujtesë të përbashkët, pa shtjellim historik; një turmë që është përfundimi i çrrënjosjes: forma e njeriut të shpërngulur në botë si vend për të përshkuar, të individit shoqëror që ka humbur “ngastrën e tij” e me atë mundësinë që të përfytyrohet kolektivisht, të jetë a të mos jetë në paqe me të tjerët. Vendi, pikë e ankthshme, është gjitonia që s’është Itaka së cilës me Odise (udhëtim rrethor) njeriu fundimisht priret e sigurisht i ndërruar nga përvoja ç’ka bërë gjatë udhëtimit (duke ecur), por i përforcuar në veten. Më se tjetër, shkruan C. Magris, ‘odisea’ është një udhëtim drejt pafundësisë a në zbrazëti, i një njeriu që nuk gjen më rrugën e tij e, duke ndërruar thellë fizionominë e vet, bëhet një tjetër pa më tipare vetjake. Gjitonia, strukturë urbanistike mikroqelizore, topos-mitër, s’është më, qëndroi vetëm kujtimi i saj, rindërtimi i saj mendor me ndihmën e Ëngjëllit, zbrazëtia e hapësirës dhe e vetive mbrojtëse, trajta të reja për një bashkëjetësë me njerëz të çrrënjosur, të shkrirë, shkruante Trakl, dhe unë shtoj një paraqitje hyjnish të lashtë pa vendbanim. Pas shpërnguljes së të ikurve shqiptarë në shekullin XV në brigjet e Italisë, një farë imprinting gjenetik trishtimi dhe shastisjesh gjeografike po ndjek prej pesë shekujve historinë e kësaj thyeze të lindjes. E Bukura Moré ka qenë (dhe është) një luftë vigane luajtur në fushën e integrimit e të alteritetit, një shpresë në rikthimin e atij dheu, një gjurmim magjik ku u panë edhe të rëna të dhembshme e njerëz vegimtarë. Ndonjë emër për të gjithë: De Rada e Serembe, rabdomantë të cilët po kapnin ujith të ri jetësor. Kush e di në sot shtegtimet e njerëzve në ecje, popuj me këpucë prej ere, të shpërngulur ku mendojnë të rithemelojnë një identitet të ri, vetjak e kolektiv, të pavarur dhe të përgjithshëm, mund të jenë prirur nga pasardhësit e atyre që një herë jetuan shpërngulje të shumta në vende border line. Rrezikshëm sot, me globalizimin, udhëtimet janë duke u shndërruar në itinerarium: një vazhdimësi travel spot-ëshpa asnjë ngjarje! Itineriarium-i përcakton pikërisht fatin e përfundimit të “udhëtimit”. Çdo vend ndërlidhet me të tjerët njëkohësisht. Ndjenjën e vetmisë e ndiejmë gjatë kalimit nga një vend në tjetrin. Kjo është përsiatja e Calvino-s (Kalvino) befasuar ndërsa “gjëndet këtu pa një këtu as një tjetërkund për të njohur si gjë e huaj nga jo të huajt të paktën sa jo të huajt janë nga ai njohur dhe parë me zili”. Kështu fjalët  janë përqafuar nga heshtja dhe nuk flasin për atë që s’mund të thuhet. Ëngjëlli rilkian lajmëron të madhen njësi mistike, mjerimin e gjuhës ç’ka formalizuar mu caqet e veta. Sa ish e dukshme me anë të gjuhës iu shndërrua në të padukshme dhe e padukshmja dëftohet në të gjuhë. Nga ana tjetër, po me ndihmën e Ëngjëllit mund t’i shmangemi Shilës së lokalizmit komunitar dhe Karidit të prishjes abstrakte në hapësirën, pa vende, e globalizmit duke gjetur një lloj ircocervo– hapësirë e dyanshme- hapësirë konceptuale në të cilën mund te mbahen lidhje kolektive “të gjata” për të kapur dije e kultura botërore dhe për t’i zbatuar mbi vend për formimin e identiteteve jo të paqësuara.

Shqipëria E kaluara e prejardhjes – shekulli XV – mishërohet pas viteve me një të tanishme gjeografike e antropologjike tjetër në Itali: një bast i vjetër dhe një pyetje e re për ne, ish-mërgimtarë, (ka vlerë edhe për të tjerët mërgimtarë të sotëm?). “Zotërinj të huaj” i kemi tashmë mysafirë në shtëpi ose ne jemi ‘mysafirë’ te shtëpia jonë? Përfundoj dhe mbyll këtu, mbase janë profetike fjalët e J. De Radës rreth situatës shoqërore në Ballkan, sigurisht situatë metaforike për njerëz që u shmangën ‘turqve’ me një qëllim identitar, fetar ose kulturor:

Po ndė këjo bés / na prìtej e të na lòsej / gjêlla ndë këān tė dheut, / fanī e fâregjëme? Aghier / pas njī ëndėrrje tė dîmet / na lòsėshin e bîjin ghī / ndër këmb e zotėnīs [s’]ghuaj./ (Skanderbeku i pafān, Libri II, vv. 91b-97).

Arbëria: zonë arritjesh për të ikur, zonë kalimi vazhdimisht e ekstrapoluar (për mua ka qenë Italia e mbase diçka tjetër gjeografikisht në momentet historike më të ndryshme) dhe e futur, sidoqoftë, për të gjithë, nga e ardhmja e nga malli në kujtimin e një Toke të Premtuar; e Bukura Moré, në fakt, është toka ime e premtuar, sot, tashmë vetëm një locus magnetik i shpirtit e jo më krahina pjellore, në jug-perëndim të Peloponezit, e braktisur nga të parët tanë në ikje gjatë viteve 1520-1530! Ajo është po një erëz, një qëndisje e bukur te truri im, një kujtim i pandërprerë, jo më lidhur me tokën, por me atopinë; Maqedonia sot është shembulli i gjeografisë: një shkëlqim, një ëndërr e një sendi të bjerrë; fundimisht, Kosova: territor shqetësues nëpuzzle-n e Balkanëve, i shënuar me kufi, ku historia kapërcen gjeografinë. Një topos plot me gjuhë por me të cilat popujt tani nuk kuptohen më; një topos besimesh lutjeve të të cilëve hyjnitë s’u gjegjen më. Topos-e që shkatërrojnë sintaksën dhe pjellin Arbëri të tjera në Gjermani, në Zvicër, në Amerikë, … një farë eterotopie. Nuk dimë më as cili të ketë qenë vendi i nisjes së tyre, as ai i arritjes, Shqipëria e tyre e Arbëria e tyre, aq më pak cila është “e Bukura Moré” e të mërguarve shqiptarë, kosovarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, në botë; cila është krahina e tyre e shpirtit. Pas veprës Rapsoditë të arbëreshit J. De Rada në shekullin XIX, një mijë cifla (sqithra) poetike nga ai të krijuara dhe të rindërtuara, copë më copë, në një njësi që kish plasur, gjatë pesë shekujve, është momenti i përshtatshëm të ri/kujtohet ç’ka qëndruar poetikisht e jo vetëm: ikja e trupave, e zemrave, e truve të arbëreshëve, kosovarëve, shqiptarëve, maqedonasve, arvanitëve, në një shekull të pastajmë, me pak fjalë në shekullin XX. Do të mjaftonte një antologji poetike e tërë? Filigrani i kësaj pune borgesiane s’do të ishte sigurisht pa red shift, pa hutim, pa ri/krijim të krahinës së re historike e gjeografike ku jetojmë e bëjmë ëndrra (ndoshta më se një krahinë magmatike), të kufijve të rinj, por më shumë të krahinave tona psikike mendore. Ndryshe nga të shpërngulurit e tjerë, nga popujt me këpucë prej ere, krahina jonë është, për fat të mirë, tmerrisht afër Greqisë që ruan arketipet në pamje hyjnish dhe kjo mund stilizojë Kaosin hyjnor.