Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave me Italinë

E diel, 5 Maj, 2024

Pesë ditë pasi në Itali u arrit marrëveshja mes dy vendeve për njohjen e patentave nga ministrja shqiptare Olta Xhaçka dhe homologu i saj italian, Luigi Di Maio sot është nëshkruar kjo marrëveshje për të hyrë tashmë në fuqi.

Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane , nga Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Lexo edhe- Ministrja Olta Xhaçka në Itali, arrihet marrëveshja për njohjen e patentave

Teksti i “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin”, i miratuar në parim me Vendimin nr.144, datë 10.3.2021 nga Këshillit i Ministrave, i hapi rrugë firmosjes të saj.
Nënshkrimi i sotëm do të pasohet nga përfundimi i proceduarve të brendshme ligjore të secilës palë, deri në botimin në Fletoren Zyrtare.

Firmosja e marrëveshjes u lajmërua nga ministrja Xhaçka, gjatë takimit që ajo pati javën e kaluar në Romë, me homologun italian, Luigi Di Maio, ku u konfirmua dakordësia për një prej marrëveshjeve me ndikim të madh në mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

“Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ministrja Xhaçka pas takimit, në Romë.

Nënshkrimi i marrëveshjes është publikuar dhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. “Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 