Vlora -“Aeroporti” i Diasporës

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Vlora -“Aeroporti” i Diasporës

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama shpalli fituesin e tenderit të nëntorit 2020, për ndërtimin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Vlera e ndërtimit do të jetë 103.9 milionë euro. Fituesi është një grupim kompanish, ku spikat me 50 përqind të aksioneve kompania Mabetex Group e ish-Presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli, me bazë në Lugano të Zvicrës dhe vëllim punësh mbi 830 milionë euro, si dhe me 48%  kompania turke YDA Group, me bazë në Ankara, e cila po ndërton spitalin e Fierit, investim dhuratë i qeverisë turke.

Investimi prej 103.9 milionë eurosh ia kalon pak atij të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë dhe renditet fill pas projektit për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës dhe projektit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Këto katër projekte madhore, me vlerë totale prej 1.4 miliardë eurosh, janë shtylla kurrizore e investimeve të huaja dhe investime të buxhetit të shtetit për vitet në vijim.

Aeroporti i Vlorës do të përbëjë një kompleks zhvillimi, me një zonë sportive, një zonë të dedikuar për verë, hotele dhe resorte, një port të vogël të ri, një zonë rezidenciale dhe për agrikulturë, plazh dhe një zonë me pyje. Në pjesën tjetër ndodhet edhe zona e mbrojtur natyrore e Nartës dhe Vjosës.

Aeroporti i Vlorës do të shtrihet tek ish aeroporti ushtarak i Mifolit, pranë fshatit Akërni, Vlorë. Vendndodhja për aeroportin e ri gjendet pranë Lagunës së Nartës, Kripores së Vlorës dhe lumit të Vjosës. Nga ana jugore ajo kufizohet me Lagunën e Nartës rreth 5 km në vijë ajrore peizazh i mbrojtur natyror. Nga ana perëndimore kufizohet me vijën bregdetare rreth 6.4 km larg në vijë ajrore. Vendndodhja e propozuar e aeroportit është në përputhje me Planin Vendor të Përgjithshëm të Vlorës. Aeroporti do të ndodhet vetëm 10 minta larg nga autostrada Levan-Vlorë.

Kompania Mabetex e z. Pacolli ka rikonstrukturar ndërtesën e Kremlinit në Moskë, si dhe terminalin VIP dhe atë Ndërkombëtar të Aeroportit të kryeqytetit të Uzbekistanit, Tashkent. Kjo kompani ka filiale në 16 vende të botës dhe një eksperiencë gati 30 vjeçare në ndërtime.

Vetëm për vitin që kaloi 2020, perfaqësuesit e Diasporës sollën 1.4 miliardë dollarë ose 1.14 miliardë euro. Me kapërcimin e situatës me pandeminë nga Covid-19, në vitin 2023, vit kur mendohet përfundimi i pistës dhe terminalit dhe nisja nga fluturimet nga dhe për në Aeroportin e Vlorës, ai mund të shndërrohet shumë shpejt në një hub, strehë e kompanive që fluturojnë me kosto të ulët “low cost” në Mesdhe.

Shembujt e tre aeroporteve ndërkombëtarë të Irlandës për dekadat 1990-2010 janë domethënës. Ato u mbiquajtën aeroportet e Diasporës. Kjo, ngaqë njëlloj si ne, ky vend i vogël në veri të Evropës, me 5 milionë banorë, ka një Diasporë shumë të përhapur, sidomos në SHBA. Të tre aeroportet ndërkombëtare të Irlandës kontribuan fort në rritjen ekonomike me 7.6% çdo vit të këtij vendi.

Në një mënyrë të ngjashme pritet që edhe aeroporti ndërkombëtar i Vlorës të shndërrohet në aeroportin e Diasporës sonë. Po përse? Sepse ai do të jetë në gjendje të tërheqë me qindra mijëra nga të 661 mijë qytetarët tanë që jetojnë në Itali, nga 70 mijë qytetarët tanë në Gjermani, 38 mijë në Britaninë e Madhe etj. Deri tani, për shkak të tarifave shumë të larta që aplikoheshin mbi fluturimet nga kompanitë shtetërore në aeroportin e Durrësit, përfaqësuesit tanë të Diasporës, gjatë udhëtimeve për në atdhe, për të takuar familjarët e tyre ose për pushime, zgjidhnin të vinin nga aeroporti i Korfuzit ose i Podgoricës.

Aeroporti i Vlorës do të jetë një hub, streha jo vetëm e kompanisë sonë shtetërore “Air Albania”, por edhe e kompanive “low cost” që operojnë në Mesdhe, duke mbledhur fluturime dhe destinacione nga mbi 20 aeroporte të vegjël turistikë të Malit të Zi dhe të Greqisë. Me boom-in e pritshëm ekonomik me heqjen e kufizimeve të pandemisë gjatë vitit të ardhshëm dhe në fillim të vitit 2023, ky aeroport, do të jetë streha, mikpritja e parë dhe më e dashur e Diasporës sonë, që në ditët e para të funksionimit të tij!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 