Në përgjigje të nismës së Ministrisë së Diasporës Shqiptare “DHURO LIBRA!” pesë Përfaqësi të Komunitetit Shqiptar në Selanik kanë dhuruar libra për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi.
Koordinimi i veprimtarive mes përfaqësive u krye me përkushtueshmëri në kohë dhe udhëheqje nga Oficerja Koordinuese për Diasporën në Greqi znj. Aurela Konduri.
Dhurimi u bë në ambientet e Konsullatës Shqiptare në Selanik ku përfaqësitë i priti Konsulli i Përgjithshëm i shtetit Shqiptar. Librat sipas procedurave të parashikuar me ligj do të çohen zyrtarisht për në Institucionet e Vuajtjes së Dënimeve në shtetin Grek.
Për realizimin e kësaj iniciative u ngrit një grup pune me përfaqësues të shoqatave shqiptare si: Maria Taci dhe Majlinda Cano nga organizata “JETA”, Anila Rezhda dhe Sofia Tore nga Lidhja e të Diplomuarve në Universitetet Greke/Filiali i Veriut së Greqisë, Arian Gusho dhe Spiro Janaqi nga Lidhja Greko-Shqiptarë e Biznesmenëve të Greqisë së Veriut”, Bujar Muco dhe Anila Karapidhu nga Lidhja e krijuesve: “DEGA E BLERTË” si dhe Eva Paloka dhe Arjan Polisi nga Shoqata “PROGRESI”. Gjithashtu pjesë e këti donacioni ishte edhe sipërmarrësi dhe ish kryetari i “PROGRESIT” për dy dekada, Thodhori Miho.
Impenjimi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut për t’ju përgjigjur në kohë me gjithë vështirësitë e zbatimit të protokollit-Covid kësaj iniciative, tregoi shqiptarët në Greqi për të mbështetur iniciativat e shtetin Amë përtej kufijve cilado qofshin ato.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.