Bilancet e COVID-19 në rënie, mjekët shqiptarë në vendet fqinjë, optimistë

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Në një intervistë për Euronews Albania, mjekët Vasil Llajo në Greqi, Ersejda Arra në Itali dhe Fadil Cana në Maqedoninë e Veriut thanë se janë optimistë për bilancet në rënie të COVID-19.

Mjeku nga RMV-ja tregoi se në këtë prag festash numri i infeksioneve duket se ka një trend të stabilizuar por sidoqoftë shqetësuese është gjendja në spitale.

Cana sqaroi se vihet re një kërkesë për uljen e kryerjes së tamponit njësoj siç ka filluar të vihet re dukshëm dhe humbja e gjurmimit të kontakteve të personave të prekur me COVID-19.

Mjeku Vasil Llajo në Greqi ndau po të njëjtin qëndrim si Fadil Cana teksa theksoi se numri i të intubuarve ngelet në shifra të larta. “Raporti i vdekjeve me të shëruarit është i tillë, 30-35% humbasin jetën ndërkohë që 60-70% dalin nga reanimacioni të shëruar,” – sqaroi mjeku Llajo dhe solli në vëmendje se pavarësisht situatës shqetësuese të humbjeve, numri i të shëruarve është shumë shpresdhënës.

Ersejda Arra, mjekja shqiptare në Itali tregoi se këto janë Krishtlindjet e para që po kalojnë në kaos dhe trishtim.

Ajo tregoi se janë kthyer sërish në zonën e kuqe dhe limitimet në Itali deri në datën 27 dhjetor do të sjellin festime të pakta.

“Në spitale situata vijon të ngelet e rënduar. Po të bëjmë një krahasim me muaj më përpara mund të themi që numrat janë relativisht në rënie. Vazhdon që të ulet numri i të shtruarve në terapitë intensive dhe në repartet COVID,” – tha Arra.

Sa i takon mutacionit të ri të COVID-19, të tre mjekët mohuan ta kenë hasur në vendet ku ata shërbejnë ndërkohë që nuk fshehën shqetësimin që ka sjellë te popullsia ky version i ri i virusit.

Ersejda Arra sqaroi se në 27 dhjetor do të nisë vaksinimi ndërkohë që më pas do të zhvillohet masivisht në ditët e para të janarit.

Fadil Cana tha se autoritetet përkatëse kanë bërë me dije se vaksinimi në Maqedoninë e Veriut do të nisë në fillim të vitit 2021 ndërkohë që mjeku Vasil Llajo tregoi se vaksinimi fillimisht për personelin mjekësor do të nisë në 27 dhjetor.