Greqi/ Ambasada njofton mbërritjen e dokumentave dhe rregullat e tërheqjes

E premte, 3 Maj, 2024

Për të gjithë shqiptarët në Greqi, të cilët kanë kryer aplikimin për dokumentat identifikues deri më datë 2 tetor 2020 ambasada njofton se mund të shkojnë t’i tërheqin ato pranë  Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Në njoftim ambasada sqaron gjithashtu se tërheqja e dokumenteve biometrikë mund të kryhet në dy mënyra:

Me paraqitjen fizike të aplikantit ose një pjesëtar të familjes në sportelin e shpërndarjes, e cila kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00. Familjarët duhet të paraqesin një dokument identifikimi (pasaportë, kartë identiteti), certifikatë të gjendjes familjare (e cila mund të gjenerohet elektronikisht nga e-albania) dhe faturën e aplikimit.

Nëpërmjet shërbimit postar. Qytetarët të cilët janë rezidentë brenda dhe jashtë rrethit të Atikës dhe që dëshirojnë dërgimin e dokumenteve biometrikë nëpërmjet shërbimit postar, ditën që paraqiten në Zyrën Konsullore për përfundimin e procesit të aplikimit (marrjen e shënjave të gishtrinjëve, fotografinë, etj.) , plotësojnë një deklaratë me përgjegjësi (υπεύθυνη δήλωση), në bazë të së cilës realizohet dërgesa me postë në adresën e tyre të banimit.

Tërheqja e pasaportave mundësohet edhe nëpërmjet një personi të autorizuar, përmes një deklarate me përgjegjësi (υπεύθυνη δήλωση) të vulosur në Qendrën e Shërbimit të Qytetarëve (KEP) apo Polici në vendbanimin aktual të aplikantit. Në rast autorizimi, personi i autorizuar duhet të paraqesë një dokument identifikimi të vlefshëm (pasaportë ose kartë ID), deklaratën origjinale (jo fax apo fotokopje) të nënshkruar nga aplikanti dhe nënpunësi i KEP/Polici, certifikatë familjare (për fëmijë nën 16 vjeç, si dhe faturën e aplikimit.

Respektimi i masave mbrojtëse gjatë paraqitjes në sportelet e Ambasadës si përdorim i maskave dhe distancimi social dhe fizik është detyrim ligjor dhe qytetar. Bashkatdhetarët tanë janë të lutur të shmangin grumbullimet në orët e para të mëngjesit pasi Zyra e Shpërndarjes ka kapacitet për të shërbyer të gjitha kërkesat brenda orarit zyrtar, 8:00-16:00.