Kompanitë shqiptare në Itali, rriten me 34 % në krahasim me vitin 2019

E premte, 26 Prill, 2024

Autoritetet italiane kanë publikuar raportin vjetor lidhur me rolin që luan emigracioni në ekonominë italiane nga i cili rezulton se komuniteti i emigrantëve shqiptarë është një nga shtyllat kryesore të prodhimit të brendshëm bruto të këtij vendi.

Emigrantët shqiptarë kanë bërë histori në Itali në 3 dekadat e fundit dhe marrja e nënshtetësisë italiane nga shumë prej tyre ka bërë që numri i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë të ulet vit pas viti.

Sipas raportit vjetor të sapo publikuar, 440,854 emigrantë shqiptarë jetojnë sot në Itali, duke u renditur të dytët pas atyre rumunë, 1,207,919.

Numri i përgjithshëm i emigrantëve nga të gjitha komunitetet e huaja që jetojnë në Itali është 5.3 milion, 50% vijnë nga vendet e kontinentit Evropian dhe 30% nga vendet anëtare të BE.

Taksat dhe kontributet vjetore të paguara nga emigrantët në Itali janë me vlerë 18 miliardë euro. Emigrantët shqiptarë të punësuar janë të dytët, pas atyre rumunë dhe së bashku me punëtorët ukrainas, kinezë dhe marokenë ata përbëjnë 5 kombësitë kryesore të 50% të të punësuarve në Itali.

7.8% e tyre janë shqiptarë dhe përqindja më e lartë është e punësuar në rajonet e Lombardisë, Lazios, Emilia Romagna, Veneto, etj.

Raporti i vitit 2020 thekson një rritje të ndjeshme të sipërmarrjes së emigrantëve shqiptarë në Itali krahasuar me një vit më parë. Numri i sipërmarrësve shqiptarë në Itali sot është 46,917, me një rritje prej 34.4% më shumë se në 2019, shifër e cila ishte rreth 34,000. Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë janë në vendin e katërt për nga numri, pas sipërmarrësve kinezë, rumunë dhe marokenë.

Sektorët kryesorë të aktiviteteve të tyre janë ndërtimi, shërbimet, hotelet dhe restorantet, tregtia dhe bujqësia. Shumica e kompanive janë të vendosura në Lombardi, Toskana, Lazio, Veneto, Emilia Romagna.

Kompanitë e huaja në Itali kanë një vlerë të shtuar prej 125.9 miliardë eurosh, e barabartë me 8% të ekonomisë italiane. Pasuria e prodhuar nga puna e emigrantëve vlen 9.5% të PBB-së, ekuivalente me 147 miliardë euro, ndërsa potenciali i tyre mund të jetë “i pastër” nëse nuk pengohet nga emigrantët e paligjshëm dhe puna e padeklaruar.

Pritet që deri në vitin 2020 kjo shumë të arrijë në 360 milion euro në formën e taksave dhe kontributeve të paguara nga emigrantët sapa ata të kenë një leje të rregullt qëndrimi./Albania News