Itali / 137 vite nga botimi i parë i revistës arbëreshe “Fiamuri i Arbërit”

E shtunë, 27 Prill, 2024

137 vjet më parë, në gusht të vitit 1883, botohej për herë të parë revista “Fiamuri i Arbërit” (La Bandiera Dell’Albania), e përmuajshme e themeluar nga Jeronim de Rada e cila trajtonte tema politike, kulturore dhe letrare.

Ajo shtrihet në tri kohë, që ndonëse janë në një linjë kulturore e politike, kanë veçoritë e tyre: si për përmbajtjen, ashtu edhe për ritmet e periodicitetin e botimit të tyre.

Pavarësisht peripecive të botimit, revista e botuar tërësisht në gjuhën shqipe ka vlera të shumëfishta historike, gjuhësore, publicistike e letrare.

Kjo revistë më vonë u zëvendësua nga gazeta “Arbëri i Ri”, botuar nga Zef Skiroi.

Jeronim De Rada ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare si një figurë komplekse e letërsisë shqipe, si një personalitet poliedrik. Ishte arbëresh nga Makia, natyra e egër dhe e bukur e së cilës, plot ullishta dhe vreshta, të kujton fshatrat tona jugore. De Rada njihet si një figurë e madhe në opinionin publik evropian. Ai njihet jo vetëm si shkrimtar me një kulturë të gjerë po njëkohësisht si lëvrues i palodhur i gjuhës shqipe e si personalitet politik, publicist me një dinjitet kombëtar. De Rada punoi shumë për përforcimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve të cilët vuanin në atdheun e të parëve prej katër shekujsh, nën zgjedhën e rëndë të osmanëve. Ai njëkohësisht punoi për lulëzimin e letërsisë shqiptare me frymë kombëtare dhe popullore. Me veprimtarinë e gjerë dhe me talentin e tij poetik, De Rada ndikoi në krijimin e një plejade të tërë poetësh, veprat e të cilëve hynë në fondin e artë të letërsisë shqiptare. Krahas veprimtarisë letrare, De Rada u mor dhe me veprimtari shkencore duke përpunuar një varg punimesh gjuhësore rreth shqipes, shkruar në italisht dhe botuar në shumë organe të shtypit të kohës ose në libra të posaçëm…

De Rada nisi të merret me gazetari që në moshë të re, që në vitet e para të krijimtarisë së tij letrare, qe mbrojtës i flaktë i lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, për këtë arsye rimerr pozitën e tij si gazetar për t’iu bërë thirrje botës se shqiptarët do të luftonin për të fituar të drejtat e popullit shqiptar si dhe pavarësinë dhe bashkimin kombëtar.

De Rada e nisi veprimtarinë publicistike nga viti ’40 i shek XIX si bashkëpunëtor dhe drejtues në shtyp, duke patur në qendër të vëmendjes së tij çështjen shqiptare dhe të kaluarën historike të popullit. Kjo e nxit që të botojë dhe një ndër përkohshmet më të dëgjuara të kohës “Fiamuri Arbërit” apo “La Bandiera Albanese”. Përmes kësaj reviste mujore mund të thuhet se ka origjinën fillimi i shtypit shqiptar; njëkohësisht. Ai përmes saj i bëri të njohur Evropës se ekziston një popull shqiptar që ka një histori, një gjuhë dhe tradita të forta, e cila mund të aspironte pa frikë lirinë dhe pavarësinë.

Pavarësisht vështirësive që lidheshin me ngjarjet në Itali, De Rada e çoi më tej punën në fushën e shtypit, duke mos qëndruar larg luftës së popullit shqiptar për liri kombëtare. Gazeta “L’Albanese d’Italia” qe një tribunë e fuqishme që kërkonte ringjalljen e atdheut të robëruar dhe pavarësinë e tij. De Rada merr përsipër të organizojë dy Kongrese Linguistike Arbëreshe, një më 1895, dhe një në 1897.

Në vitet e fundit të jetës De Rada ishte prapë mësues i shqipes në Kolegjin e Shën Adrianit.

Jeta e De Radës shuhet më 28 shkurt 1903.

Mendimi i tij i fundit dhe fjalitë tij të fundit ishin për Shqipërinë dhe fatin e hidhur të arbëreshëve.