Greqia ka shënuar edhe vīktimën e 195-të nga COVID-19 gjatë pandemisë dhe ai është një shqiptar. Mediat greke raportojnë se 68-vjeçari shqiptar ishte në terapi intensive në spitalin e Rios në Patra ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar vetëm 11 raste të reja me Covid-19 dhe numri në total i tyre ka shkuar në 4,012. Kujtojmë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 195 viktima.
Deri më tani nuk ka ndonjë statistikë se sa shqiptarë janë të prekur apo sa kanë ndërruar jetë nga Koronavirusi në vendin fqinj.
Sa u përket statistikave në Shqipëri deri më sot janë:
COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)
Testime totale 35705
Raste pozitive 4171
Raste të shëruara 2352
Raste Aktive 1706
Humbje jete 113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 824
Durrës 210
Shkodër 199
Vlorë 101
Lezhë 87
Korçë 62
Kukës 50
Elbasan 48
Fier 42
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 19
Në të gjithë botën sipas worldmeters janë prekur 14,866,394 persona, kanë ndërruar jetë 613,542 dhe janë shëruar 8,923,956.