BE/Kriza ekonomike, Ursula von der Leyen kërkon unitet për paketën e rimëkëmbjes

E hënë, 29 Prill, 2024

Liderët e Bashkimit Evropian nisën procesin e aprovimit të paketës së paprecedentë të stimulimit për ekonomitë e goditura rëndë nga koronavirusi, me vetëdijen se duhet të veprojnë sa më shpejt, por të përçarë mbi përmasat dhe kushtet e ndihmës financiare.

27 vendet anëtare u mblodhën përmes një videokonference për të diskutuar mbi rimëkëmbjen e bllokut që ka humbur më shumë se 100 mijë jetë nga Covid-19 dhe që përballet tani me një krizë të paprecedentë ekonomike. Në diskutim, është buxheti për 1.1 trilionë eurosh, për 7 vitet e ardhshme, dhe një fond rimëkëmbje prej 750 miliardë eurosh që do të shpërndahen në formën e granteve dhe kredive të buta.

“Sot, ne ndërmarrim një hap të rëndësishëm në rrugën për tejkalimin e krizës. Jam shumë e lumtur t’u prezantojë liderëve evropianë paketën e rimëkëmbjes, e quajtur, BE-ja e gjeneratës së re. Propozimi është ambicioz dhe i balancuar. Nuk do të ndihmohen vetëm ekonomitë e vendeve të goditura më rëndë nga virusi, por edhe ato ekonomi që janë prekur në mënyrë indirekte nga masat e kufizimit. Evropa duhet të investojë tani për daljen nga kriza”, u shpreh Ursula Von Der Leyen.

Ndihmat financiare do t’u shpërndahen vendeve të goditura më rëndë nga kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike, të tilla si Italia dhe Spanja, por shumë çështje mbeten ende të pazgjidhura mes shteteve anëtare para se të arrihet një ujdi unanime. Shtete të pasura si Austria dhe Holanda kanë kundërshtuar prej fillimit idenë e ndarjes së barrës së borxhit. Zyrtarët dhe diplomatët presin që marrëveshja të siglohet në muajin korrik. A2CNN