Shtyhet për në 2021 Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

E shtunë, 11 Maj, 2024

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës i parashikuar të mbahej këtë shtator do të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm, vendim ky i marrë si pasojë e situatës në të cilën ndodhet për shkak të Covid-19.

Sipas ministres Elva Margariti, festivali është një ngjarje e shumëpritur. Për këtë arsye është vendosur vetëm një shtyrje dhe jo anullimi përfundimtar i këtij eventi.

“Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është sofra më e madhe e trashëgimisë sonë kulturore dhe një ngjarje e madhe e shumëpritur. Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia Covid-19 ngriti pikëpyetje të mëdha mbi zhvillimin e këtij aktiviteti.Ne nuk do ta humbasim traditën dhe festivalin do ja sjellim publikut me gjithë madhështinë e tij. Festivali Folklorik do të zhvillohet në pranverën e 2021. Ju presim në Gjirokastër”, ka shkruar Ministrja e Kulturës në rrjetet sociale.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës ka për qëllim mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore, etnomuzikore, etnografike etj.

Edicioni i dhjetë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës u mbajt në maj 2015.

Pak historik për Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës;

Festivali Folklorik Kombëtar është veprimtaria më e rendesishme mbarëkombëtare folklorike në Shqipëri. Kjo veprimtari zhvillohet në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës njëherë në katër vjet. Në të marrin pjesë të gjitha grupet folklorike shqiptare si dhe grupe nga shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Diasporës së Italisë, Turqisë, Amerikës, Greqisë etj dhe grupe arbëresh.

Festivalet folklorike organizoheshin fillimisht në qytetin e Tiranës. Të tillë ishin katër festivalet e para folklorike kombëtare, përkatësisht në vitet: 1946, 1949, 1952, 1957.

Festivali i cili u parapriu festivaleve folklorike kombëtare të Gjirokastrës, ishte festivali folkolirik i zhvilluar në Tiranë më 25 – 27 nëntor 1959, me siglën ‘Festivali Kombëtar i Këngës, Muzikës dhe Valleve’. Në këtë festival morën çmime për herë të parë solistë popullorë si: Laver Bariu, Ndue Shyti, gjithashtu u vlerësuan me diploma të ndryshme rreth 400 pjesëmarrës.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, më 8 – 16 tetor. Pas këtij festivali të parë, ku morën pjesë të gjitha rrethet e vendit, në çdo pesë vjet (përkatësisht: 1973, 1978, 1983, 1988), në kalanë e këtij qyteti u zhvilluan rregullisht festivale folklorike kombëtare.

Në festivalin folklorik të vitit 1973 në fazën finale morën pjesë 1370 pjesmarrës; në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53.000 pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 bartës interpretuan gjatë ditëve të festivalit.

Në vitin 1995 festivali folklorik u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në shtator të vitit 2000 ky aktivitet madhor u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës.