SHBA / Mjeku shqiptar: Londra, Shqipëria dhe Kosova përballë Covid-19

E hënë, 6 Maj, 2024

Mjeku shqiptar në Nju Jork Sulejman Çela në një intervistë televizive ka dhënë detaje se si e shikon situatën nga Covid-19 në SHBA dhe në Shqipëri.

“Tani për tani situata është shumë e qetë. Kemi numër shumë të ulët të rasteve të reja dhe zakonisht ato janë të rastësishme dhe janë diagnostikuar rutinë sepse ne bëjmë diagnostikimin, testimin e secilit pacient që vjen në urgjencë. Shohim rritje në qytete të tjera sepse e dimë që Amerika është kontinent. Në qytete të tjera që e dimë se janë metropolitan, edhe atje kemi pasur filimisht numra të vegjël por tani besoj se atje është faza e parë e infektimit, sidomos në Florida dhe në jug të Amerikës”, – u shpreh mjeku.

Situatën nga Covid-19 në Shqipëri, mjeku e sheh si shqetësues. Ditët e fundit ka pasur një shtim të të infektuarve në personelin shëndetësor. Për këtë mjeku shqiptar Çela bën fajtor sfatin mjekësor për të cilin thotë se ka humbur vigjilencën.

“Është e mundur sepse edhe ne këtu e kemi  bartur nga një pacient tek tjetri, fatkeqësisht duke mos pasur mundësi 100 përqind të mbajmë higjenën e duhur. Duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë, jo vetëm bluzat e bardha por të gjithë ne si dhe të ruajmë distancën fizike aq sa është e mundur, – vijoi mjeku.

Gati gjashtë muaj pas përhapjes së koronavirusit nga epiqendra e tij në Kinë, janë duke u bërë qindra prova klinike për të gjetur një kurë ose vaksinë. Sipas mjekut, krijimi i një vaksine do të ishte një ndihmë e madhe për të gjithë botën. Qëllimi përfundimtar, është prodhimi i një vaksine që mund t’i mbrojë njerëzit nga virusi, veçanërisht të moshuarit,ata me probleme shëndetësore si dhe bluzat e bardha.

“Efikasitetin e vaksinës sidomos në SHBA do ta vërtetojë FBI dhe jam i bindur se nuk do të lejohet një vaksinë që është substanciale apo e rrezikshme që të përhapet në të gjithë botën. Kam dëgjuar se ka nisur shpërndarja e një numri shumë të lartë vaksinash fillimisht në Europë. Besoj se do të kemi dhe këtu. Vaksina është e mirë. Do të vaksinohen ato që janë më të rrezikuar , të moshuarit dhe ndoshta edhe bluzat e bardha,” – vijon më tej ai.

Përdorimin e masave mbrojtëse, mjeku e sheh si një domosdoshmëri.

“Maskat po, për dorezat  nuk jam fans pasi duart mund t’i pastrojmë. Nëse nga pakujdesia me doreza prekim fytyrën shanset për tu infektuar janë shumë të larta. Nuk rekomandoj dorezat në rrugë por vetëm në institucione,”- shprehet mjeku. / RTVOra