Greqi / Konsullata Shqiptare në Selanik: Bie fluksi, përshpejtohen procedurat

E shtunë, 18 Maj, 2024

Lajmi i shumëpritur i shtyrjes së afatit të pasaportave deri në fund të vitit 2020 ka shkaktuar reagime të shumëllojshme. Emigrantët shqiptarë në Greqi, reagojnë me pyetje mëse normale: Si dhe kur do të informohet sistemi ndërkombëtar? Po nëse ky informim kufizohet në pikat kufitare, ne si do kryejmë procedurat rutinë në Greqi, nga regjistrimi i fëmijëve në shkollë, deklaratat tatimore, transaksionet bankare, gjithçka? Pyetje që duhet e kanë të gjithë sa përfitojnë nga Akti Normativ i ministrisë së Brendshme, në çdo kënd të globit.

Duke marrë parasysh dhe vonesat e problematikat që dhe burokracia e sektorit publik grek shkakton shpesh herë, shumica kanë vendosur të vijojnë me procesin e rinovimit, pavarësisht lajmit të fundit, duke mos ndryshuar dhe aq fluksin dhe debatet në konsullatën qendrore të Athinës. Përkundrazi, në Greqinë Veriore stabiliteti ka zëvendësuar problematikën, me një reagim të menjëhershëm, pas karantinës së detyrueshme.

Në këtë kuadër, Konsullata e Përgjithshme e Selanikut informon se kanë mbërritur të gjitha Pasaportat dhe Kartat ID, aplikimi për të cilat është kryer deri më datë 15 maj 2020. Shpërndarja e tyre do të bëhet çdo ditë e hënë – premte ora 13:00-17:00 si dhe

– Ditën e shtunë nga ora 9.00 deri 15.00,

– Ditën e dielë nga ora 9.00 deri 13:00 si dhe,

– Me Kurier, dërgoni kuponin e pasaportës tuaj në adresën e konsullatës: Alvaniko Prokseneio, Tsimiski 43, TK 54624, Thessaloniki )

Në kuadrin e masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek lutemi dhe kërkojmë korrektësinë maksimale gjatë paraqitjes në Konsullatë duke mos krijuar konfuzion dhe duke respektuar rregullat e përcaktuara:

1.Të merrni masa mbrojtëse gjatë rrugës dhe në Konsullatë-Maska dhe doreza:

  1. Të ruani distancën dhe mos krijoni konfuzion.

Në informacionin e vazhdueshëm, që mirëpritet nga rezidentët shqiptarë të Greqisë veriore e vlerësohet me fjalët më të mira, grupi konsullor informon se vetëm në dy javët e funksionimit të muajit maj kanë shërbyer një numër tepër të lartë aplikuesish:

“Pas një pune me orar të tejzgjatur, duke mbyllur ditën në orën 19.40 ndjehesh i çlodhur nga shifra rekord e shërbimeve të ofruara. Plotë 224 qytetarë aplikuan për Pasaporta dhe Karta ID. 57 shpërndarje dokumentash identifikimi. 26 shërbime konsullore. Një total prej 307 shërbimesh për bashkëqytetarët tanë në Greqinë e Veriut. Falenderim i veçantë Stafit për durimin e qytetarëve”.