Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur procedurat që do të ndjekin shqiptarët në Rodos dhe Kretë për shërbimet konsullore. Do të jetë një ekip i ambasadës që do të shkojë në Iraklio më 28,29 dhe 30 qershor e më pas në 1 dhe 2 korrik në Rodos ku do të mbledhë kërkesat dhe hartimin paraprak të listave për rinovimin e dokumenteve biometrike.
Lexo edhe: Dokumentet biometrikë në Rodos e Kretë, ambasada: Ja çfarë duhet të dini
Ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, në ishujt Kretë dhe Rodos do të gjendet në javën e ardhshme në dy qendrat kryesore të tyre, sipas grafikut të mëposhtëm:
Kretë: Pranë godinës së Administratës së Decentralizuar të Bashkisë Iraklio, Sivriou 2 & Elefthernis, Kaminia, 71303.
Rodos: Godina e Teatrit të Bashkisë Rodos, Plateia Eleftherias 1, 85100.
Theksojmë dhe njëherë se për mbarëvajtjen e ecurisë së aplikimeve, nevojitet respektimi strikt i orarit, dokumentacionit si dhe protokollit të parandalimit të përhapjes së Covid-19.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.