Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur procedurat që do të ndjekin shqiptarët në Rodos dhe Kretë për shërbimet konsullore. Do të jetë një ekip i ambasadës që do të shkojë në Iraklio më 28,29 dhe 30 qershor e më pas në 1 dhe 2 korrik në Rodos ku do të mbledhë kërkesat dhe hartimin paraprak të listave për rinovimin e dokumenteve biometrike.
Lexo edhe- Greqi/ Shërbimet konsullore për emigrantët në Kretë dhe Rodos
POSTIMI I AMBASADES NE ATHINE
Ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, në ishujt Kretë dhe Rodos do të gjendet në javën e ardhshme në dy qendrat kryesore të tyre, sipas grafikut të mëposhtëm:
– Qyteti Iraklio, ishulli Kretë në datat 28, 29 dhe 30 qershor 2021.
– Qyteti Rodos, ishulli Rodos, në datat 1 dhe 2 korrik 2021.
Në këtë kuadër vijon mbledhja e kërkesave dhe hartimi paraprak i listave me afat perfundimtar datën 23 qershor 2021.
Detajet lidhur me pikat për këtë projekt do ju komunikohen në ditët në vazhdimësi.
📧 Ftohen të gjithë personat e interesuar të dërgojnë në postën tonë elektronike [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Aplikim në ishull” si dhe të dhënat e mëposhtëme në tekst:
1. Emër Mbiemër i aplikantit
2. Numrin personal (NID)
3. Kodin e aplikimit për pasaportë dhe kartë ID (03AT….)
4. Adresen e qëndrimit – Ishulli
ℹ Aplikimet kryhen falas nëpërmjet www.e-albania.al dhe kosto reale e pasaportës/ kartës ID është 130 euro/12 euro. Ambasada e RSH-së Athinë nuk ka asnjë zyrë apo përfaqësues tjetër në këta ishuj të ngarkuar me procesin e aplikimeve apo procedurave të tjera që do të zhvillohen në terren.
Për çdo sqarim apo informacion shtesë na shkruani në postën tonë elektronike [email protected].
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.