Spitali Përgjithshëm Universitar i Selanikut “AXEPA”, me anë të një letre, drejtuar Komunitetit Shqiptar të Selanikut, ka shprehur vlerësimin dhe falenderimet e Drejtorisë së Spitalit për organizimin e katër fushatave, brenda një viti, të dhurimit të gjakut nga anëtarët e Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Me dhjetëra anëtarë të Komunitetit, në datat 23 dhe 30 maj 2021, u angazhuan nën moton “Shpëtoj Jetë, e kam në Gjak”, duke dhuruar gjak për Bankën e Gjakut të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
“KSHS do të vazhdojë misionin e tij human u frymëzuar nga parimet e larta njerëzore të Solidaritet, Vullnetarizmit dhe Bujarisë”, shprehet kryetari i KSHS, Dr. Luan Zyka.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.