Komuniteti Shqiptar në Selanik ka përfunduar edh fushatën e dytë të dhurimit të gjakut nën moton “Shpëto jetë, e kam në gjak”.
Ata kanë dhuruar gjak për Bankën e Gjakut të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Lexo edhe- Shqiptarët e Selanikut nisin fushatën për dhurimin e gjakut
Kanë qenë me dhjetëra qytetarë shqiptarë me banim në Selanik që treguan vlerat e larta njerëzore për të dhuruar gjakun e tyre për njerëzit në nevojë.
“Në traditën e hershme shqiptare, njerëzit e “nënshkruanin” miqësinë vëllazërore midis tyre duke pirë nga gota disa pika nga gjaku i njeri tjetrit.🤝🙏
Edhe shqiptarët e Selanikut “nënshkruajnë” me gjakun e tyre dashurinë dhe miqësinë me te gjithë njerëzit”, thuhet në njoftimin e KSHS.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.