Foto Dite/ Rumani 1907, Diploma që dëshmonte antarësimin në shoqërinë “Bashkimi”

E hënë, 6 Maj, 2024

Kolonia shqiptare e Rumanisë u njoh zyrtarisht si institucion i mirëfilltë më 15 shkurt të vitit 1915. Por aktiviteti i tij si i tillë daton shumë më herët.

Këtë e vërteton dhe kjo diplomë e korrikut 1907 dhënë Rafael Anastasiut si antëar i shoqatës “Bashkimi” në Bukuresht. Shoqata Bashkimi e Rumanisë ishte një shoqatë patriotike në mërgatë për shqiptarët e Rumanisë. Në janar të vitit 1907 u formua në Kostancë një degë e Shoqërisë “Bashkimi” të Bukureshtit. Shoqëria “Bashkimi” e Kostancës mori përsipër të ndihmonte për përhapjen e ideve kombëtare dhe për ngritjen e shkollave shqipe në Shqipëri, si dhe të një shkolle të tillë në Kostancë, ku të mësonin shqiptarët e Dobruxhës.

Më 7 dhjetor 1906 rreth 200 përfaqësues të shoqërive të kolonisë së Rumanisë (“Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”) shpallën shkrirjen e tyre në një Shoqëri të vetme kulturore me emrin “Bashkimi”.

Në zyrtarizimin e kolonisë Anastasiu ka pasur rolin e arkëtarit të saj, ku kryetar ishte Pandeli Evangjeli dhe nënkryetar Vasil Zografi. Aleksandër Drenova dhe Dhimitër Berati ishin sekretar.

Lexo edhe- Identifikimi i flamurit të Shoqërisë së Shqiptarëve “Drita ” të Bukureshtit

Anëtarë qenë: Ilo Kosturi, Mark Qiriazi e Thanas Kantili. Të gjithë qenë përkrahës të zellshëm të qeverisë kombëtare shqiptare, që doli fill pas Shpalljes së Pavarësisë, duke dërguar në atdhe arka të shumta me rregullore dhe akte të ndryshme të administratës rumune, të cilat do t’i shërbenin qeverisë shqiptare për organizimin e ri administrativ të Shqipërisë së pavarur.

Rafail Anastasiu ka qenë dhe pjesë e korit kishtar të kolonisë, të përbërë nga 30 vetë. Mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt më 1908, ku padyshim kori kishtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit ishte pjesë e saj. Përveç këngëve patriotike shqiptare, kori mësoi edhe himnin e Rumanisë, i cili titullohej “Mbi flamurin tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.