Identifikimi i flamurit të Shoqërisë së Shqiptarëve “Drita ” të Bukureshtit

E martë, 20 Tetor, 2020

Me shkatërrimin e Lidhjes së Prizrenit kushtet për veprimtarinë e Shoqërisë së Stambollit, të formuar më 12 tetor 1879, ishin vështirësuar shumë, prandaj edhe themeluesit e saj e shikonin Bukureshtin si një qendër ku mund të vazhdonin veprimtarin e tyre pro shqiptare. Ata në bashkëpunim me mërgatën e Bukureshtit themeluan “Degën e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe”. Kjo degë e shoqërise më 1884 merr emrin “Drita” sipas gazetës së shoqërisë së Stambollit dhe si duket u regjistrua pranë administratës rumune si shoqëri kulturore që kishte një statut.

“Drita” shqiptare e Bukureshtit u lind në momentin kur në trojet rumune shkëlqeu një plejadë e patriotëve shqiptare, që nga Naum Veqilharxhi e deri tek Asdreni, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli dhe pasardhësit e tyre. Ishte një plejade shqiptarësh me një dashuri të zjarrtë ndaj atdheut. Ishin shqiptarët e mëdhenj që sakrifikuan për gjuhën shqipe dhe kombin shqipëtar e dhanë kontributin e tyre për realizimin e pavarësisë së kombit të tyre të shtrenjtë. Një ndër këto shoqëri patriotike dhe kulturore që e mbajtën të pashuar flakën e atdhedashurisë shqiptare në diasporë është Shoqëria “Drita”, e cila u themelua me 27 Dhjetor të vitit 1884 në Bukuresht të Rumanisë.

Ajo u themelua si pasojë e censurës dhe represioneve osmane, duke mos patur të drejta totale veprimi në fushë të shqiptarizimit, “Drita” shqiptare e Stambollit, hapi degën e saj në Bukuresht. Faktikisht drejtohej nga Pandeli Sotiri që do të bëhej më vonë falë kontributit të shqiptarëve të Bukureshtit, mësuesi i parë i shkollës së parë shqipe në Korçë. Në këtë kohë u hap edhe korrespondenca me Naimin dhe Samiun, të cilët kishin interes t’i botonin veprat e tyre në Bukuresht, sepse në Stamboll as që mund të punohej e as që mund të nisej një punë e tillë: Turqia nuk e lejonte bashkëpunimin e shqiptarëve ndërmjet tyre. Qëllimi kryesor i shoqërise ishte shtypja dhe shpërndarja e librave shqip. Shtypshkronja e saj ishte vendosur në shtëpine e një tregtari shqiptar, Sotir Tarpo, në rrugën Politieri nr.9, Bukuresht.

Shoqëria përveç aktiviteteve kulturore merrej edhe me veprimtaritë politike pro shqiptare. Mbledhja e parë për krijimin e shoqërisë “Drita” u mbajt në sallonin “Pema e Gjelbër” të Bukureshtit. Kjo shoqëri kishte si synim botimin e shtypshkrimeve në gjuhën shqipe, si ndihmë të gjithanshme të shkollave në Shqipëri, për të mësuar gjuhën shqipe krahas asaj osmane.

Le të përmendim grupin përbërës të kësaj shoqërie; kryetar i komitetit të shoqërisë u zgjodh Anastas Avramidhi Lakçe; nënkryetar; Kostandin Eftimiu, një tregtar i madh dhe i njohur në qarqet qeveritare që i dëgjohej fjala kudo; sekretarë, Anastas Avramidhi; arkëtar, Rafail Anastasiu;  anëtarë ishin Spiro Eftimiu, nipi i Kostandinit, Vahit Abdullahi, Nikolla Çako, Irakli Duro, G. Theodhori, Andrei Joan, Vasil Tërpo, V. Kanasi dhe Gjorgji Gjeçi. Në pranverën e vitit 1886 në mes të shqiptarëve të Rumanisë, shpërtheu një fraksion i hapur kundër “Dritës” së Bukureshtit dhe klubit të Stambollit. Në këto rrethana Nikolla Naço themeloi në janar 1887, në Bukuresht një shoqatë të veçantë të emërtuar përsëri “Drita”, në të cilën morën pjesë përkrahësit e tij. Më 7 gusht doli organi i saj i parë “Albanezul”, që dilte një herë në javë. Pas një viti të veprimtarisë së saj, ajo doli me emrin “Shqiptari”.

Përndryshe në historin shqiptare ka hyrë si fillimi i ngjalljes së jetës kulturore të mërgatës në Bukuresht e cila ka dhënë një kontribut të çmuar me veprimet e saja pro shqiptare në themelimin e shtetit të parë të shqiptarëve.

Po kjo Shoqëri, hapi në vitin 1892, në Bukuresht, një shkollë normale shqiptaro-vllahe për përgatitjen e mësuesve. Shkolla ishte e pajisur edhe me konvikt. Mësimet jepeshin në gjuhën shqipe dhe rumune.

Pjesa tjetër e atdhetarëve shqiptarë formoi nga mesi i vitit 1887 një shoqëri tjetër me emrin “Dituria”, sipas emrit të dytë të revistës shqipe të botuar në Stamboll.

Në vitet 1886-1888 shoqëritë “Drita” dhe “Dituria” botuan në gjuhën shqipe 11 vepra të Naim Frashërit, të cilat u përdorën si tekste mësimore për mësonjëtoret e para shqipe. Shoqëria “Drita” punoi së bashku me Sami Frashërin për hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri. Fillimisht u mendua të krijohej një shoqëri kulturore në Korçë për të realizuar këtë qëllim. Dëshira dhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë u realizuan më 7 mars 1887, shkolla shqipe u hap në qytetin e Korçës, disa ditë pas saj më 14 mars 1887, u hap në Pogradec një shkollë tjetër shqipe, me mësues Koço Sotirin (i vëllai i Pandeli Sotirit).

Këtë historik të shkurtër e vendosem në hyrje për të bërë një lidhje të drejtë për drejtë me një ndër flamujt që u identifikua së fundmi në Fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Bëhet fjalë për flamurin e Shoqërisë së Shqiptarëve “DRITA” në Bukuresht e vitit 1884.

Deri më sot ky flamur ende nuk ishte studiuar dhe për pasojë nuk kishte një kartelë historike shoqëruese. Falë studimit, më në fund edhe ky flamur gëzon një përshkrim të detajuar.

Siç është thënë edhe herë të tjera, koleksioni i flamujve që ruhen në Fondin etnografik është dorëzuar në vitin 1946 në arkivin e Institutit të Shkencave nga një person, emri i të cilit ka mbetur anonim. Në vitin 1957, kur u krijua Universiteti i Tiranës, mori jetë edhe Instituti i histori-gjuhësisë, i cili pati në vartësi të tij edhe Muzeun arkeologjik-etnografik, si edhe fondin etnografik. Në këtë fond kaluan edhe flamujt, që ndodheshin dikur në Bibliotekën dhe  Muzeun Kombëtar. Mirëpo nuk u la asnjë dokument për historinë e tyre. Kështu, ata mbetën enigmë.

Unë sot si një ndër punonjëset e reja të fondit etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, përballem dita ditës me këto objekte, të cilat sikur më thonë njëri pas tjetrit të lutem më ndihmo edhe mua të kem një identitet timin!

E kam me të dëgjuar nga Profesor Frederiku, i cili më tregon shpesh histori nga eksperiencat e punës  së tij disa vjeçare në Institut, se edhe i ndjeri Rrok Zojsi, themeluesi dhe shefi i etnografisë dhe i fondit etnografik, dikur pati thën se dikush i kishte dorëzuar flamujt pa dhënë ndonjë sqarim për ta.

Dëshiroj të përmend dhe të falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer tonin, Prof. Frederik Stamatin, që më ka qëndruar shumë pranë në hapat e para të punës time studimore dhe kërkimore si dhe koleksionistin privat Niko Kotherja, i cili më ndihmoi në gjetjen e njërës prej fotove historike të shoqërisë shqiptare Drita në Bukuresht.

Flamuri jonë është realizuar nga dy fletë pëlhure mendafshi të kuq industrial, të vendosura njëra mbi tjetrën. E kemi analizuar nga ana teknike. Duket që gjëndja e ruajtjes së këtij flamuri është e mirë. Dimensionet e tij jane: Gjatësi      158 cm   x   Gjerësi       117 cm. Anash varen thekët e verdha. Në të dyja anët është shkruar me penel e ngjyrë të verdhë si ar:

SOQÈRÍA E SQIPÈTAREVÈT “DRITA” PÈR MÈSIM NÈ SQIP FILUARÈ NÈ BUCUREST 1884 SÈ NDREUT 16

Edhe dekoracionet si dafina, gjysmëhëna me yllin me tetë cepa dhe shqiponja me një kokë janë gjithashtu të pikturuara me varak të verdhë.

Është vën re me sy të lirë, se sipër yllit me 8 cepa është vizatuar me laps karboni një simbol në formë kryqi ortodoks, sigurisht kjo është një mbivendosje në një kohë më të vonë. Ndoshta gjysmëhënëza është përdorur si simboli perandorisë turke, ku bënte akoma pjesë Shqipëria.

Përsa i përket shkrimit ai është me gërma latine. Për gërmen “sh” është përdorur gërma rumune “ş”, që shqiptohet “sh”. Ndryshon edhe ortografia. Simbolika, si p.sh shqiponja me një kokë duhet të ketë shpjegimin e saj në faktin se flamuri është më i hershëm nga koha e përcaktimit të tij nga Faik Konica, që e cilëson shqiponjën me dy kokë.

Fotografia e flamurit që ruhet në QSA ndryshon nga ajo që ruan në koleksionin e vet z. Niko Kotherja, e kjo dëshmon për ekzistencën e njëhershme të më shumë se një flamuri të kësaj shoqërie. Në foton historike, që ai e konservon në koleksionin e tij privat, shohim grupin përbërës prej njëmbëlljet personash të cilët mbajnë në mesin e tyre një flamur të shoqërisë. Shohim disa ndryshime të dukshme në momentin kur bëjmë konfrontimin me foton historike dhe flamurin e ruajtur deri më sot. Disa prej këtyre ndryshimeve janë; në foton historike ylli në pjesën e sipërme të flamurit është me 5 cepa, ndërsa në flamurin tonë është me 8 cepa. Pozicioni i vendosjes së shqiponjës është i ndryshëm në të dyja versionet e flamujve. Edhe shkronjat e shkrimi janë të ndryshëm për të dyja versionet që kemi.

Në foto: Flamuri i ruajtur në Fondin Etnografik, Qendra e Studimeve Albanologjike, ku shkruhet;

Përmasat 158×117 cm

Foto historike: Shoqëria “Drita” rreth vitit 1888.

Në foto: Detaj i flamurit të shkëputur nga foto historike.

Në të dallojmë të shkruar; SOQERIA E SQIPETAREVET “DRITA”

SOCHERIA E MESIMIT SCHIPE . . . . B . . . . ST