Linja e re hekurudhore Shqipëri- Greqi, gati projekti 140 km

E hënë, 29 Prill, 2024

Linja e re hekurudhore që do të lidh Shqipërinë me Greqi ka hyrë në fazën vendimtare.

Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën e Shërbimit për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investimeve në kuadër të projektit të titulluar “Inisiativa për përmirësimin e transportit ndërkufitar përmes lidhjes hekurudhore midis Krystalopigi dhe Pogradecit” (“Initiative for improving cross border transport through rail connection betëeen Krystallopigi and Pogradec”) me akronimin ‘Hekurudha CB’.

Ky projekt është pjesë e projektit “CB RAILWAY” i cili synon të zhvillojë një plan të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, përmes një linje të re hekurudhore në perëndim nga Krystallopigi (ose Ieropigi) në Pogradec dhe juglindje deri në Aeroportin e Kosturit, me një gjatësia totale prej rreth 130 km.

Lexo edhe- Një linjë hekurudhore Shqipëri-Greqi, diskutimet kanë nisur

Në mbledhjen e parë të çeljes së projektit (takimi Kick-Off) “Lidhja hekurudhore ndërkufitare Greqi-Shqipëri – Hekurudhë CB” financuar nga Programi Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri janë bërë të ditura më shumë detaje. Konkretisht, lidhja hekurudhore Greqi – Shqipëri do të kalojë përmes linjës së re Florina – Krystallopigi – Pogradec, me Kosturin të jetë nyja kryesore e projektit, pasi ofron lidhje të drejtpërdrejtë të linjës hekurudhore me aeroportin e qytetit, duke i ofruar projektit dinamikën e nevojshme si për pasagjerët ashtu edhe për transportin e mallrave.

Një detaj i rëndësishëm ky që ka ngjallur mjaft pakënaqësi në zonën e Epirit, me qendër Janinën, ku organet kompetente kanë humbur një shans të madh për gjallërimin e investime kolosale në zonën përkatëse. Pavarësisht këtyre detajeve të brendshme të Greqisë, studimet përkatëse do të kryhen nga Konsorciumi ERGOSE, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe OSE (Organizata Hekurudhore Greke).

Projekti konsiderohet i një rëndësie të lartë si për Shqipërinë ashtu edhe për Greqinë, përderisa bashkëpunimi dypalësh gjatë viteve të fundit është intensifikuar në të gjitha fushat e nivelet, faktor që ka shkaktuar dhe kërkesa tepër të larta në fushën e transportit të pasagjerëve dhe të mallrave.

Faza e re e projektit startoi me takimin e parë të 20 majit 2021 në Kostur, gjatë të cilës do të hulumtohen kërkesat rajonale për transport, do të shqyrtohen domosdoshmërinë e infrastrukturës shtesë si dhe do të vlerësohen zgjidhjet e ofruara, duke propozuar alternativat më të favorshme. Të gjitha këto nga prizmi i plotësimit të mungesave sociale, mjedisore dhe politike dhe duke marrë parasysh propozimet lokale, për çdo program të ardhshëm financimi.

Takimi i rëndësishëm është çelur me fjalën e Presidentit dhe CEO të ERGOSE z. Christos Vinis, një tjetër tregues i vullnetit pozitiv politik të Greqisë për procesin e zbatimit. Christos Vinis vuri në dukje se: “Projekti ka të bëjë me ndërlidhjen e Greqisë me Ballkanin dhe Evropën hekurudhore. “Ky është një tjetër hap vendimtar drejt arritjes së qëllimit kombëtar për ta kthyer Greqinë në një “qendër” rajonale për sektorin e logjistikës dhe transportit në rajonin e më gjerë. Projekti është 100% pjesë e planit strategjik europian, një pjesë integrale e Rrjetit Trans-Europian TEN-T.”.

Linja e re hekurudhore Florina- Kostur-Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik – Durrës – Tiranë – Mal i Zi – Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore në kontekstin e transportit nga Ballkani Perëndimor në Europën Qendrore.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, administratat e ERGOSE dhe OSE, drejtuesit e tre pjesëmarrëve në hartimin studimor të projektit, deputetë dhe faktorë lokalë vendas. Pjesëmarrësit theksuan se pas fazës studimore, do të vijojë me të njëjtat rritme të shpejta ndërtimi i linjës hekurudhore dhe se shpresojnë se në shumë pak vite, linja e re hekurudhore Selanik – Florinë /Kostur – Pogradec – Durrës – Tiranë – Mal i Zi – Serbi do të jetë një realitet!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 