Dita e Librit/ QSPA dhuron librat e koleksionit “Theasurus”

E premte, 26 Prill, 2024

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) i ka dhuruar librat e botuar përgjatë vitit 2020 nga ky institucion Qendrës së Botimeve për Diasporën (QBD).

Drejtoresha Ekzekutive prof. Diana Kastrati, e shoqëruar nga një pjesë e stafit të studiuesve dhe e ekipit administrativ të QSPA-së kanë zhvilluar një takim miqësor në mjediset e Qendrës së Botimeve për Diasporën, ku janë pritur nga drejtoresha e kësaj Qendre, Mimoza Hysa.

Ky dhurim bëhet në vazhdën e dhurimit të botimeve të QSPA-së për të gjitha qendrat akademike, studimore dhe kulturore në territorin e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë, Italisë së Jugut dhe të Zarës së Kroacisë.

Qendra e Botimeve për Diasporën, veç të tjerash, ka si pjesë të misionit të vet funksionues përhapjen e kulturës kombëtare përmes botimit të teksteve shkollore, librave me përmbajtje letrare, historike, sociale etj., si dhe organizimin dhe mbështetjen e veprimtarive edukative për shqiptarët në Diasporë.

Botimet e QSPA-së shënjojnë një kontribut të vyer në përputhje me këtë mision dhe drejtoresha e QBD-së, Dr. Mimoza Hysa shprehu falënderimet e përzemërta për këtë dhuratë tepër domethënëse në Ditën Botërore të Librit. Nga ana tjetër, ajo i ka dhuruar QSPA-së një nga botimet më të rëndësishme të vitit që lamë pas, përkatësisht veprën “Tregime të moçme shqiptare” të autorit Mitrush Kuteli, vepër e cila është pjesë e projektit të botimeve dygjuhëshe, ndërmarrë nga QBD-ja.

Dhjetë tregime të përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin, janë të përkthyera në pesë gjuhë: anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Përpos shkëmbimit të librave të botuara nga institucionet respektive u diskutua në parim edhe ideja e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat promovojnë kulturën amtare për diasporën historike dhe atë të re.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 