Viti 1977/ Për herë të parë Shqipëria merrte pjesë në një Festival arbëresh

E martë, 30 Prill, 2024

“Java e parë e kulturës shqiptare zhvilluar në datat 10-17 prill 1977”, ky moment kulturor shenjoi shkëmbimet zyrtare midis Universitetit të Tiranës dhe Kryetarit të Katedrës së gjuhës Shqipe të Universitetit të Kalabrisë. Artikulli është marrë nga “Zëri i Arbereshevet – Zëri i Italo-Shqiptarëve” viti VI – n.10 – 1977.

Ja se si pasqyrohej eventi 7 ditor në vitin 1977:

“Nga data 10 deri më 17 prill 1977 është zhvilluar në San Demetrio Corone, “Java e parë kulturore shqiptare”, organizuar nga Qendra kulturore Zjarri dhe me përkrahjen e agjensisë së turizmit dhe kulturës. Qëllimi i këtij eventi ishte të njihej më shumë me kultura arbëreshe dhe problematikat e këtij komuniteti, në mënyrë që të sensibilizohet opinioni publik për mbrojtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësorë.

Nga konferencat e mbajtura citohen “Shenjëtorë dhe dramaturg shqiptarë”, të profesor Solano; “Arbëreshët në luftën për mbrojtjen e identitetit”, të V. Chiodi; “Attanasio Dramis, demokracia dhe socializmi në komunitetin shqiptarë të Kalabrisë”, të D.Cassiano; “S.Adriano, qendër e kulturës së italo-shqiptarëve”, e G.Cava. Një fjalim mbi historinë letrare shqiptare është mbajtur nga profesorë të Universitetit të Tiranës, Eqerem Cabej dhe Jorgo Bulo. Gjithashtu janë prezantuar kukulla në miniaturë me veshje tradicionale shqiptare dhe fotografi nga komuniteti shqiptarë në Itali.

Më 17 prill, në ditën e fundit të javës kulturore, u zhvillua një manifestim folkloristik me pjesëmarrjen e grupeve të S. Basile, Macchia, S. Cosmo, si dhe të një grupi të famshëm nga Tirana (ditët në vijim koncerte u mbajtën në zona të ndryshme të Kalabrisë). Për shumë arsye ky event, mund të konsiderohet historik “Java e parë e kulturës shqiptare”, mes shqiptarëve të Italisë dhe shqiptarë që vinin nga Shqipëria dhe shpresojmë që evente të tilla të kthehen në traditë dhe të vazhdojnë gjithmonë për t’u identifikuar dhe bashkuar.” Nga Franco Altimari