Itali / Misioni i vështirë i ruajtjes së gjuhës shqipe

E martë, 30 Prill, 2024

Valbona Toçi prej 20 vitesh banon në Itali në qytetin e Bolonjës. Valbona është ndërmjetëse kulturore  dhe ofron kurse vullnetare të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e lindur në Itali. Ajo shprehet se e ka ndërmarrë këtë nismë sepse mendon se është shumë e rëndësishme që tí trashëgojmë fëmijëve tanë, brezit të ardhshëm, gjuhën shqipe. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Valbona Toçi projektet që ka për të çuar përpara këtë nismë vullnetare.

Jetoni prej 20 vitesh në Itali. Kur nisët të merreni me mësimin e kulturës shqiptare?

Unë jetoj në Itali prej afro 20 vite, më saktësisht në Bolonjë. Nisa të jap mësim të  gjuhës shqipe në vitin 2019 mbi një bazë vullnetare me një klasë të përbërë nga nëntë fëmijë, të gjithë me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova mosha nga 7-12 vjeç. Për shkak të pandemisë, mësimi u ndërpre në muajin shkurt 2020.

Ishte shumë e vështirë të vazhdonim me kushtet e vështira që na u krijuan jo vetëm për ambientin e mësimdhënies, por edhe vështirësitë e tjera të papritura që ju krijuan mësuesve të pa përgatitur për të përballuar një bllokim të menjëhershëm.

Më pas në tetorin e vitit 2020 riformova klasën me 12 fëmijë të moshave të ndryshme nga 7 deri në 13 vjeç sigurisht nuk ndjek të njëjtin program, për shembull 4 fëmijët që janë mbi moshën 10 vjeç u këshilloj detyra më të vështira në krahasim me fëmijët e moshës nën 10 vjeç.

Numri i fëmijëve që tregojnë interes për gjuhën shqipe ka ardhur në rritje?

Interesi i fëmijëve dhe familjeve me origjinë shqiptare nga trojet e ndryshme, sigurisht që po rritet. Këtë vit së bashku me një kolege që më ka ndihmuar në mësim dhënien duam të formojmë një shoqatë. Unë kam përfunduar kursin e Ndërmjetësimit Ndërkulturor në Rajonin Emilia Romagna dhe po bashkëpunojë me struktura dhe kooperativa që i ofrojnë  mundësi minoriteteve nga gjithë bota, si dhe me origjinë shqiptare, kosovare apo maqedonase jo të shoqëruar nga prindërit e tyre dhe gjithmonë në bashkëpunim me strukturat përkatëse që bëjnë arsimimin dhe ofrojnë shërbimet e tjera të nevojshme të këtyre fëmijëve.

Si ka ndikuar pandemia në procesin e mësimdhënies?

Pandemia për ne mësuesit, apo nxënësit sigurisht që ka pasur një ndikim negativ. Shpresojmë që viti akademik 2021-2022 i shkollës të jetë edhe më i frytshëm dhe me më shumë interes, jo vetëm nga ana e fëmijëve dhe familjeve të tyre, por pse jo edhe nga fëmijë me origjinë të huaj, si për shembull të regjistrohen edhe fëmijë me origjinë italiane etj.. Shpresojmë që të gjithë t’i kthehemi jetës normale jo vetëm në arsimin, por edhe në organizime festash kulturore.

Na tregoni shkurtimisht se si e organizoni një orë mësimore të gjuhës shqipe?

Mësimin në vitin e parë e zhvillonim me librat që bleva vetë në Shqipëri në verën e vitit 2019. Ndërsa për këtë vit ne jemi pajisur me libra nga “Lidhja e Mësuesve” me presidente Ariana Kosova Hoxha, jam bërë pjesë e kësaj shoqate që nga viti 2019. Gjithashtu këtë vit na u ofrua një program pune falas nga Iris Gjinovci, program që fëmijët e ndjekin me shumë interes.

Pse vendosët ju pas kaq shumë vitesh larg Shqipërisë të ndërmerrnit këtë nismë vullnetare për të ofruar kurset të gjuhës shqipe?

Shpresojmë që zëri dhe gjuha shqipe të mos ndalet, por të tregoj rritje gjithmonë, jo vetëm nga ne mësuesit vullnetarë që me sakrifica, dhe përpjekje të papaguara, mundohemi për ta mbajtur “në këmbë”  dhe për ta trashëguar gjuhën e ëmbël të nënës brez pas brezi. Ne si shqiptarë kërkojmë që të mos jemi ne mësuesit me punën vullnetare për të mirëmbajtur trashëgiminë e gjuhës shqipe jashtë trojeve shqiptare, por kërkojmë ndihmën e institucioneve përkatëse shtetërore, në bashkëpunim me ministrat e Kosovës ose të Shqipërisë  mbështetja e tyre ka një rëndësi shumë të madhe në mbrojtjen dhe trashëgimin e gjuhës dhe kulturës tonë.

Projekte për vitin 2021?

Në shtator duam të prezantojmë dhe të bashkëpunojmë me drejtorit e shkollave fillore dhe tetë-vjeçare në Bolonja dhe krahinat përreth për të prezantuar këto projekte duke u ofruar fëmijëve me origjinë Kosovare, Maqedonase ose Shqiptare kursin falas të gjuhës shqipe, ndihmë për familjet e tyre për shërbime të ndryshme, për shembull si: plotësimin e një dokumenti, ose si të ndihmojmë anëtarët e familja në rast nevoje të paraqesë një dokument në zyrat e komunës ose zyra e punësimit dhe shërbime të tjera.

Në projekt do të kërkojmë edhe mundësinë për të siguruar ambiente pranë shkollave për të zhvilluar mësimin e gjuhës shqipe, sepse fillimisht gjithçka nisi në ambientet e zyrës sime, e më pas për shkak të pandemisë mësimi nisi të zhvillohej online.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 