SHBA/Mësuesit e gjuhës shqipe takim virtual mbi platformat e mësimdhënies online

E diel, 5 Maj, 2024

Organizata “Albanian American Dual Language and Culture” dhe shkolla shqipe “ Children of the eagle” në Nju Jork  drejtimin e zonjës Drita Gjongecaj organizoi konferencën virtuale “Platforma të mësimdhënies së gjuhës shqipe online”.

Kjo veprimtari është pjesë e projekteve sistematike që kjo organizatë në bashkëpunim me shkollën shqipe  “ Children of the eagle” bordin e saj drejtues, stafin e saj akademik si dhe bashkëpunëtorët nëpër Diasporë ka realizuar dhe do të realizojë në përputhje me vizionin e saj që lidhet ngushtë me ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës , historisë dhe kulturës shqiptare kudo ku jetojnë shqiptarët. Siç thekson edhe drejtuesja e këtij projekti znj. Gjongecaj, mësuesit në Amerikë që prej muajit mars 2020 po iu nënshtrohen metodave të mësimdhënies online për të cilat ato trajnohen sistematikisht dhe megjithatë  kurrë nuk është mjaft sepse ky proçes njohjeje nuk ka fund asnjëherë. Kjo është dhe arsyeja pse kjo konferencë arsimore merr disa nga këto metoda online dhe ia përshtat edukimit gjuhësor shqip për mësuesit, nxënësit dhe prindërit shqiptar kudo ato ndodhen.

Me një audiencë shumë të pasur konferencën e hapi drejtuesja e “AAD L& C”, znj. Drita Gjongecaj e cila prezantoi agjendën dhe qëllimin e kësaj konference, organizatorët e saj dhe i la vend fjalës të së ftuarës së Nderit, zonjës Mimoza Hysa, drejtore e Qendrës së Botimeve për Diasporën e cila trajtoi rolin që kjo qendër po luan në ndihmë të këtij procesi kaq të rëndësishëm patriotik dhe akademik. Sipas saj QBD ka ngritur tashmë programet dy gjuhësore duke vënë në faqen e saj web veta serinë e librave klasik tashmë në dy gjuhë.

Ajo vuri theksin në procesin e teksteve të përbashkëta për nxënësit e shkollave shqipe në Diasporë, proçes ky i një bashkëpunimi të ngushtë me Kosovën dhe institucionet arsimore e akademike atje.

Takimi u përshëndet nga znj. Aurela Konduri e cila është gjithashtu në përpjekje sistematike të edukimit me gjuhën shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi si dhe Oficere Koordniuese për Diasporën në Selanik.

Konferenca vijoi me dy prezantime të detajuara, profesionale të cilat u ndoqën me mjaft interes nga pothuaj 60 ndjekës .

Holta Ahmetaj, mësuese në arsimin publik Nju Jork dhe drejtuese metodike në shkollën ku ajo punon shtjelloi se si mund të krijohet, menaxhohet dhe punohet me një klasë përmes platformës Google classroom.

Mësuese Arjana Kurti solli në mënyrë konkrete hapat e krijimit të një detyre nëpërmjet platformës Google slides.

Pyetjet dhe komentet ishin të shumta duke e bërë këtë konferencë virtuale mjaft interaktive dhe të efektshme çka u duk nga vlerësimet dhe falenderimet e shumta por edhe nga shikueshmëria e lartë e ndjekësve.

Pyetjet në adresë të drejtores Mimoza Hysa lidhur me proçesin e pajisjes me tekste shkollore të shkollave shqipe në Diasporë po e sjellim për lexuesit tanë nëpërmjet reagimit të saj ku informohemi se ka një interval maj-shtator ku kërkesat nga individuale, zyrtarizohen në Ambasadat e vendeve përkatëse më tej në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme duke u konkretizuar kështu në shtator sipas nevojave përkatëse.

Kjo Konferencë do të vijojë edhe dy të shtunat e ardhshme të muajit janar natyrisht me trajtesa të tjera dhe të ftuar të tjerë urojmë me akoma më shumë ndjekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 