Gjermani/ Erida Zarka: Rastet e grave të suksesshme janë pak, por në rritje

E premte, 26 Prill, 2024

Erida Zarka është një histori suksesi në vendin ku ka zgjedhur të jetojë,  në Gjermani ku aktualisht punon në arsimin parashkollor në Hamburg. Një institucion që ndihmon fëmijët të formohen dhe të zhvillohen në talentet e tyre. Gjithashtu Erida Zarka është kryetare e shoqatës vullnetare për të drejtat e njeriut në lidhje me emigrantët, ku fokusi kryesorë janë gratë dhe të drejtat e tyre. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Erida tregon se pavarësisht se shumë gjëra kanë ndryshuar dhuna ndaj gruas dhe pabarazia mbetet ende një plagë e shoqërisë . Mënyrën se si kjo shoqatë jep kontributin e saj për ta luftuar këtë fenomen Erida na e tregon në vijim të intervistës.

Keni lindur në Fier dhe pasi mbaruat studimet jeni larguar në një shtet tjetër. Jeni penduar ndonjëherë për këtë zgjedhje?

Po unë kam lindur në Fier. Në Hamburg kam ardhur prej disa vitesh. Rrugëtimi im si shumëkush nuk ka qenë edhe aq i lehtë por jo i pamundur. Fillimisht kam menduar edhe të kthehesha, por me mbështetjen e familjes, falë këmbënguljes time dhe motivimit që më kanë dhënë njerëzit këtu, që është për t’u vlerësuar shumë, pasi të ndihmojnë atëherë kur ti ndodhesh në nevojë, nuk u dorëzova. Insistova të njoh më mirë gjuhën, kulturën, marrëdhëniet shumëkulturore, burokracinë institucionale dhe kulturën e vendit që ndryshon nga ajo shqiptare.

Profesionalisht më është dashur një kohë e konsiderueshme të integrohem, si në punë, ashtu edhe në shoqërinë gjermane. Tani nëpërmjet punës time dhe projekteve të ndryshme që organizoj, iu vij në ndihmë shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Nuk jam penduar sepse këtu jap kontributin tim për shoqërinë dhe jam e kënaqur për këtë sa dhe vlerësohem si nga komuniteti dhe nga institucionet.

Prej vitesh punoni në arsimin parashkollor, në një institucion ku ka fëmijë nga nacionalitete të ndryshme. Na tregoni pak për eksperiencën tuaj aty dhe sa e larmishme është kultura që marrin fëmijët në vendin ku ju punoni?

Puna me fëmijët është një punë mbreslënëse dhe shumë emocionale ku çdo ditë ti ndihmon në formimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Institucioni ku unë punoj është një koncept i ri në Hamburg ku puna fokusohet të ndihmojmë fëmijët për të zhvilluar aftësitë ose talentet duke mbështetur zgjedhjet individuale të fëmijës. Ata zgjedhin vetë se në cilin grup do të marrin pjesë dhe sa kohë do të qëndrojnë në të. Duke organizuar projekte ne iu japim fëmijëve në mënyrë argëtuese materialin mësimor që duhet të mësojnë për moshën e tyre. Ne kemi shumë fëmijë me origjinë emigratore (fëmijë të emigrantëve nga shtete të ndryshme) të cilët mësojnë disa gjuhë njëkohësisht. Midis tyre edhe shumë fëmijë shqiptarë. Fëmijët që kanë shumë aftësi dhe interesa njëkohësisht ne i motivojmë t’i zhvillojnë ato edhe më tej. Përveç programit mësimor gjerman, unë iu mësoj këtyre fëmijëve vjersha, përralla dhe lojëra shqiptare, të cilat këta fëmijë me krenari ua tregojnë prindërve të tyre. Është diçka e rëndësishme pasi në këtë moshë këta fëmijë formojnë personalitetin e tyre dhe japin prirje pasioneve të tyre që duhen vlerësuar me përkushtim. Nuk ka gjë më të bukur kur merr fjalë përgëzuese nga prindërit. Është një kënaqësi e veçantë të punosh me fëmijët. E kam për nder që kontribuoj sadopak profesionalisht në formimin e identitetit sa personal dhe kombëtar të tyre si edhe kulturën pritëse, atë gjermane.

Kur rifillon mësimi në Gjermani?

Që para krishtlindjes Gjermania ka hyrë përsëri në ‘’Lockdown’’, në të gjithë vendin po zhvillohet mësimi në distancë për shkak të shifrave të larta të infeksioneve të reja me Kovid-19.

Shkolla në Hamburg fillon në 4 Janar, por prindërit janë të lutur t’i mbajnë fëmijët në shtëpi për t’u mbrojtur nga virusi. Kjo do të thotë se fëmijët duhet të marrin pjesë në mësimin ‘online’ i cili mbikqyret nga mësuesit kujdestarë. Vetëm ata që nuk kanë mundësi përkujdesjeje në shtëpi mund t’i çojnë fëmijët në shkollë. Atje do të ketë një mësues përgjegjës. Për këta fëmijë nuk do të zhvillohet një mësim normal, këtë prindërit duhet ta kenë të qartë. Kjo strategji do të aplikohet edhe në javët në vazhdim. Me shumë probabilitet kështu mund të veprohet deri në fund të janarit, por këtë vendim përfundimtar do ta marrin Landet së bashku, në varësi të numrit të infeksioneve të reja pas dy javësh.

Gjithashtu jeni e angazhuar në marrëdhëniet prindër-pedagog ku jeni edhe ndërmjetëse kulturore gjermanisht-shqip për institucione të ndryshme, sa të interesuar janë prindërit që fëmijët të njihen me shqipen dhe Shqipërinë?

Si ndërmjetësuese gjuhësore dhe kulturore marr përsipër bashkëpunimin prind-pedagog i cili ka rëndësi të madhe për fëmijën dhe familjen. Duke qenë se kemi ndryshime kulturore të cilat shpeshherë bëhen barriera për një komunikim të dobishëm.

Gjithashtu në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore përpunoj informacione apo udhëzime dhe marr pjesë në takime midis prindërve dhe mësuesve ose institucionit. Roli im është gjithmonë i paanshëm.

Për shkak të virusit ka shpesh zhvillime reja në kohë të shkurtër, dhe shpeshherë ky është problem për familjet shqiptare që kanë ardhur kohët e fundit në Gjermani të cilat kanë ende vështirësi me gjuhën. Prindërit shqiptar janë shumë të interesuar për ecurinë në shkollë të fëmijëve të tyre. Unë jam ndërmjetësuese midis kulturave të ndryshme për të dhënë informacione dhe komunikim sa më të saktë e të dobishëm për familjet dhe institucionet.

Një tjetër impenjim i imi është të përpunoj në format Audio, informacionet zyrtare ne lidhje me shkollën për prindërit shqiptarë. Ne provojmë çdo mundësi për një bashkëveprim sa më efikas. Prindërit janë entuziast dhe i presin mirë këto projekte të cilat janë në dobi të tyre.

Jeni kryetare e një shoqate vullnetare për të drejtat e njeriut në lidhje me emigrantët, fokusi juaj është tek të drejtat e gruas. A ekzistojnë problematika mes pabarazisë, dhunës dhe bullizimit?

Kjo është pyetja më e rëndësishme për mua si aktiviste për të drejtat e njeriut.  Hapja e një kapitulli të ri jete në një vend të huaj është për të gjithë i vështirë. Integrimi i komuniteteve në shoqërinë gjermane është çelsi i proçesit, këtë duhet ta duan së pari vetë komunitetet e huaja. Njohja me kulturën vendase dhe alternimin me vlerat e kulturës së tyre është jetësore më shumë se kurrë në emigracion.

Ka shumë njerëz me prejardhje emigrante kohët e fundit që më punën e tyre kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Diasporë si në shkencë, në kulturë, në art, në politikë, në mjekësi, në arsim etj. Kjo është motivuese, shpresëdhënëse, të mbush me optimizëm, pra nuk ka rëndësi prejardhja, por synimi për arritje pozitive të një njeriu që përpiqet në jetë për t’u formuar edhe në një vend të huaj që bëhet me kalimin e kohës edhe vendi jot. Si vëzhguese sociale vë re gjithashtu se një masë e madhe familjesh shqiptare edhe pas disa apo shumë vitesh mundohen ta pengojnë ecurinë e socializimit dhe kulturimit të gruas. Një kategori e caktuar e kryefamiljarëve në emigracion kanë tendencën ta mbajnë gruan në shtëpi duke e izoluar, si nga kontaktet sociale, po ashtu edhe nga puna, duke e zhvlerësuar kështu potencialin e gruas. Edhe në ato raste kur bëjnë ndonjë punë të vogël kjo është e pamjaftueshme për të jetuar.

Për këtë arsye të ardhurat e burrit janë burimi kryesor i të ardhurave në familje. Në raste fatkeqësish të bashkëshortit apo të divorceve këto zonja gjenden të papërgatitura për të drejtuar familjen dhe rritur fëmijët nëse nuk kanë një profesion. Arsyeja pse ndodh kjo? Mendoj se një faktor është për ta mbrojtur gruan duke menduar si seksi i dobët. Gratë dhe vajzat nuk janë objekte por individë të kësaj shoqërie ku mbrojtja më e mirë është edukimi dhe motivimi i prindërve për të rritur fëmijë të aftë për të zgjidhur problemet veta. Një arsye tjetër mendoj se është tendenca e patriarkalizmit që mund të ekzistojnë edhe në emigrim.

Përsa i përket bullizmit, mund të them se ai është fenomen dëmtues i personalitetit të individit. Ky fenomen kaq i përhapur ka të bëjë me dominimin e individëve më të dobët, të cilët mund të jenë fëmijë apo të rritur.

Si në gjithë botën edhe këtu bullizmi ndaj fëmijëve dhe ndaj femrës nuk bën përjashtim. Edhe këtu bazat e para fillojnë nga familja. Janë prindërit ata që me tendencat e para mund t’i japin zgjidhje këtij problemi pa u formuar në sjellje. Duhet të informohen për pasojat që sjell bullizmi-tallja, ofendimi apo dhuna fizike dhe agresioni. Nëpërmjet projekteve interaktive këto sjellje mund të ndërgjegjësojnë si fëmijët edhe të rriturit.

Si kanë evoluar gjërat për femrat emigrante në Hamburg?

Rastet e grave të suksesshme janë pak por në rritje. Kemi një përfaqësim ende të dobët në institucione sidomos për gratë dhe vajzat emigrante, por tendenca po shihet se dita-ditës ato po fitojnë pak nga pak terren falë formimit dhe specializimeve të tyre. Kjo mungesë barazie është shqetësuese për shoqërinë sepse nuk mund të përçohet mesazhi i barazisë. Kjo mund të ndryshojë vetëm nëpërmjet profesionalizmit të femrës dhe marrjes së iniciatives, këmënguljes po dhe shtytjes sadopak të komunitetit apo organizatave si kjo e jona. Ato e duan një nxitje si një motivim për të ecur para, dhe gjërat ndryshojnë kur këto femra i kanë këto elementë të domosdoshëm për të rritur vetbesimin e tyre. Po të vëmë re femrat me kurajo dallojnë edhe si lidere. Femra ka një qasje ndryshe, më emocionale rreth problemit. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit vendet e udhëhequra nga gratë gjatë fillimit dhe zhvillimit të pandemisë u menaxhuan më mirë përfshi këtu edhe Gjermaninë me në krye zonjën Merkel. Po, ne kemi raste të shumta edhe në histori të suksesit të tyre. Në shumë studime socialpsikologjike është parë se femra si lidere ka aftësinë më të madhe se mesatarja për të drejtuar, ajo pozicionohet në mënyrë inteligjente në situata dhe role të caktuara. Është shumëdimensionale dhe siç e përmendëm më parë, është edhe emotive, gjë që e bën të suksesshëme në garë.

Në rast të denoncimit të dhunës si veproni?

Për fat të keq fenomeni i dhunës ndodh ngadalë dhe kryesisht nga një familjar. Ky fenomen ka të bëjë me natyrën narciste/egoiste të dhunuesit kundrejt viktimës që në shumë raste është gruaja dhe fëmijët. Dhuna ndaj gruas manifestohet në disa forma; në familje si dhunë psiqike, fizike, seksuale ose dhunë ekonomike. Po kështu edhe martesat e detyruara, ngacmimet seksuale, gjymtime të organeve gjenitale, abort ose sterilizim i detyruar. Kur gratë na kontaktojnë, ne ofrojmë bashkëbisedime si “Talk Therapy” nga psikologë dhe asistentet sociale. Shpeshherë gjatë bisedës ato kërkojnë ndihmë direkte për largim nga ambientet ku jetojnë, sepse situata e tyre është tepër kritike për jetën. Ne i ndërmjetësojmë me institucionet e duhura për strehim dhe trajtim. Këtë që bëjmë ne me zemër mund ta bëjë kushdo. Motivojmë familjet, prindërit, miqtë, dhe rrethin shoqëror të mos heshtin por të ndihmojnë personin që dhunohet. Indiferenca e atyre që mund të flasin është dhunë. Është dramë që ngelet për tërë jetën dhe më e keqja është se kjo dhunë trasmetohet ndërgjegjshmërisht ose pandërgjegjshmërisht edhe në brezat e rinj.

Në këtë periudhë të vështirë si ndërmjetësuese linja jonë e ndihmesës është motivuese dhe shpresdhënëse për individin e dhunuar. Në raste të veçanta japim edhe ndihma ekonomike por më shumë fokusohemi nga ana psikosociale që personi i dhunuar ta përballojëjë këtë situatë duke gjetur mundësi për t’u rikthyer apo rifilluar një jetë normale pa dhunë.

Gjithashtu si shoqatë,·ne organizohemi prej kohësh për tema të ndjeshme shoqërore me fokus edukimin, kulturën, bashkëveprimin, dhe promovimin të cilat duam t’i sjellim në opinionin publik nëpërmjet seminareve dhe projekteve. Akoma është herët për të folur për detaje konkrete të organizimeve më të plota në sferën sociale. Shpresojmë që së pari të rikthehemi në gjendje normale pa kufizime, gjë që ndikon edhe si variabël dhune në shoqëri si një element stresi, ankthi dhe paniku në jetën e gjithësecilit.

 Lidhur me këtë temë një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë në 2021?

 Po! Kam një mesazh motivimi për gratë dhe vajzat.

Kini besim te vetja dhe merrni iniciativa e përgjegjësi, do t’ia dilni! Ne Femrat kemi energji unike, përçojeni këtë te njerëzit që ju bëjnë të lumtur! Duajeni veten, kjo do jetë forca më e madhe, vetëm duke e dashur veten do të doni të tjerët dhe dashuria do të jetë forcë e pashtershme motivuese për ju!

Bota jeton falë dashurisë! Ju mund t’ia dilni!!!