Intervista/ Themelohet shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar Shqiptar në Itali

E premte, 26 Prill, 2024

Më 31 tetor u themelua shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar Shqiptar në Itali, ADCAI me seli në Parma. Tashmë kjo strukturë ka përfaqësuesit e saj me presidente Erigela Begaj.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndersa punën e zyrën e konsulencës e ndan me bashkëshortin Erjonin. Ajo tregon se ka shkuar në Itali në vitin 2003. Shumë të rinj shqiptarë në vitet ’90-2000 zgjodhën Italinë për të studiuar e për të pasur një diplomë në një universitet evropiane. Sot shumë prej tyre janë të suksesshëm  në profesione në Itali dhe në Europë.

Eriglena është diplomuar për administrim biznesi në Universitetin e Parmës. Pas vitesh pune e sakrifice mes profesionit dhe familjes, në 2017 ajo mori provimin shtetëror që i mundësonë të kryejë profesionin e saj si një Kontabiliste e Certifikuar dhe Auditor i Ligjshëm si dhe të regjistrohet në Shoqatën Italiane të Kontabilistëve.

Eriglena, cilat ishin arsyet që ju shtynë të bashkoheni në një Shoqatë?

Zhvillimi profesional dhe shkëmbimi i përvojave, për të sjellë një përmirësim në punën tonë dhe rritjen tonë. Pastaj profesioni ynë shumë shpesh na me sipërmarrësit, kompanitë, subjektet që janë shumë të interesuar për të investuar në Shqipëri, por që shpesh e kanë të vështirë të identifikojnë pikat e referimit në anën tjetër. Ky është një qëllim tjetër që përmes punës së vazhdueshme ne të bëhemi një “urë” për të lehtësuar shkëmbimet ekonomike dhe investimet midis dy vendeve.

Çfarë ndihme konkrete dhe të drejtpërdrejtë mund të kenë bashkatdhetarët tanë nga shoqata juaj?
Bashkatdhetarët tanë janë përqendruar kryesisht në disa sektorë ekonomikë siç është ndërtimi me një gamë të gjerë të nën-sektorëve të ndërtimit dhe më pas në tregti. Ofrimi i përgjigjeve rregullatore dhe fiskale që janë edhe më të rëndësishme në këtë situatë të veçantë shëndetësore është gjithmonë një vlerë e shtuar për ta.

Organizimi i profesionistëve shqiptarë në shoqata dhe grupe të ndryshme është kritikuar disi nga kolegët tuaj italianë, diçka si pa kuptim, duke qenë se ekziston Urdhri Kombëtar i Profesionistëve. Cili është komentu juaj?

Atëherë, unë mund t’u përgjigjem kolegëve të mi se objektivat tanë janë aq të kufizuar dhe specifik sa që jo vetëm që nuk bien ndesh me atë të Urdhrit që ne me krenari i përkasim, por përkundrazi, ato mund të bëhen vlerë e shtuar për vetë Urdhrat. Kompleksiteti i situatave nuk gjen gjithmonë një përgjigje në organizatat e mëdha dhe këto nisma janë përgjigjja e situatave të reja që paraqiten.

Erigela Begaj presidente e shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar Shqiptar në Itali

Me shumë kënaqësi vërej se shumica e shoqatës suaj janë gra. A jemi më të mira dhe më konkurruesr apo ADN-ja shqiptare është një vlerë e shtuar e jetës sonë ekonomike por edhe shoqërore do të thoja?

Le të themi që janë të dyja. Kam takuar disa kolege të mira profesionalisht dhe humane dhe shumë prej tyre kanë propozuar ide dhe kanë dhënë këshilla të vlefshme gjatë rrugëtimit. Dhe mund të them se më shumë sesa ADN-ja ka të bëjë me jetën, sakrificat dhe rezultatet që gratë shqiptare kanë arritur në Itali.

Italia dhe të gjithë qytetarët italianë dhe komunitetet e huaja në këtë vend po kalojnë një kohë të vështirë të shkaktuar nga pandemia globale. Çfarë këshille mund t’i jepni një emigranti shqiptar që është në shtëpi ose po humb punën. Shumë ndjehen të humbur dhe pa besim në të ardhmen?

Për situatën aktuale mund të them se është një situatë e vështirë dhe e jashtëzakonshme për të gjithë, ligji parashikon mbështetje ekonomike për punonjësit dhe mbështetja ekonomike është në rrugë e sipër për disa kategori në 24 tetor 2020. Këshilla ime personale për ata që janë në vështirësi është që pas çdo stuhie do të ketë gjithmonë diell.

Çfarë kontributi mund të japë shoqata juaj në Diasporën shqiptare dhe në politikën shqiptare (në Shqipëri)?

Për Diasporën shqiptare, shoqata jonë është një pikë referimi për rrjetin e profesionistëve në Itali, për të pasuruar debatin rreth interesave të përbashkëta.

Diaspora shqiptare ende nuk ka ushtruar të drejtën e votës në Shqipëri ku çdo vit remitancat e tyre kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe nga ana tjetër emigrantët shqiptarë dhe komunitetet e tjera të huaja në Itali nuk kanë të drejtë vote në Itali ku punojnë dhe kontribuojnë në jetë ekonomike. A mund të ketë vlerë ekonomike pa të drejta?

Për shumë shtetas të huaj që jetojnë në Itali, e drejta e votës në vendet e tyre merret si e mirëqenë, por fatkeqësisht nuk ndodh kështu për ne. Prandaj është e nevojshme sot më shumë se kurrë që klasa politike të konsiderojë organikisht votën e shumë bashkatdhetarëve sepse edhe nëse jetojmë larg ne ofrojmë kontribute ekonomike për vendin tonë dhe si të tillë duhet të kemi gjithashtu mundësinë të shprehim vullnetin tonë për zgjedhjet që bëhen.

Unë do të doja të falënderoja ju dhe Albania News që na dhtë mundësinë në këtë periudhë për të arritur tek njerëzit në Itali dhe më gjerë, punën tonë në një mënyrë profesionale. Në veçanti sot do të doja të falënderoja publikisht të gjithë kolegët e mi që besuan në këtë punë dhe pa kontributin e tyre profesional do të kishte qenë e vështirë për këtë shoqatë të shihte dritën e diellit. Objektivat që ne kemi janë kryesisht dhe sipas statutit si më poshtë: për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e përbashkëta dhe të përhapura të anëtarëve të Urdhrave të Kontabilistëve të Zgjedhur dhe Ekspertëve të Kontabilitetit me origjinë shqiptare.
Shoqata së shpejti do të ketë faqen e saj në internet me profilet profesionale të të gjithë anëtarëve dhe gjithashtu faqen zyrtare në rrjetet sociale Facebook, Tvvitter dhe LinkedIn. / Albania News