Shqipëri-BE lehtësohet tregtia, në fuqi një paketë me rregulla të reja

E premte, 26 Prill, 2024

Komisioni Europian, vetëm pak ditë më parë, ka aprovuar një paketë të re masash të propozuara të cilat kanë për qëllim të rrisin tregtinë mes unionit dhe vendeve në zonën Pan-Euro-mesdhetare (PEM), duke kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike të këtyre vendeve, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Bëhet fjalë për 20 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria. Rregullat e reja përfshijnë në masë lehtësime të ndjeshme sa i përket produkteve të origjinës.

Për Shqipërinë, masat e reja përfshijnë, produktet tekstile, produktet agrobujqësore apo produkte industriale, që nga normat dhe rregullat e përbërjes së këtyre produkteve e deri te rregullat e transportimit të tyre.

Lehtësimi i këtyre rregullave, për rrjedhojë do ta bëjë më të lehtë procesin e eksportit të mallrave të caktuara nga vendi ynë, drejt Bashkimit Europian, dhe anasjelltas.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që të lehtësojmë tregtinë dhe aktivitetin ekonomik mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe fqinjëve tanë” – deklaroi Paolo Gentiloni, Komisioner i Ekonomisë.

Rregullat e vendeve të origjinës janë të rëndësishme në tregtinë ndërkombëtare pasi përcaktojnë se cilat janë mallrat që përfitojnë trajtimin preferencial. Bëhet fjalë për 21 propozime në total, që përfshijnë rregulla të reja, deri te ulja apo zemërimi i disa tarifave doganore. SCAN