QBD dërgon tekste falas për mësimin e gjuhës shqipe në Norvegji dhe Finlandë

E diel, 5 Maj, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën ka përfunduar ditën e sotme procesin e dërgimit të teksteve mësimore falas drejt Norvegjisë e Finlandës. Janë 1755 tekste dhe rreth 80 kuti të cilat do të plotësojnë kërkesat e shkollave shqipe në Oslo të Norvegjisë dhe në Vantaa, Espoo dhe Helsinki të Finlandës.

Prej muajsh, Qendra e Botimeve për Diasporën ka mbledhur kërkesat e klasave të gjuhës shqipe për nevojat e tyre me pajisjen e teksteve mësimore dhe ka mundësuar sigurimin e teksteve shkollore për t’i dërguar në kohë çdo fëmije në Diasporë libra në gjuhën shqipe: tërheqës, argëtues, informues dhe ftues për të zgjuar e mbajtur gjallë dëshirën e mësimit të gjuhës amtare.

Në vendet skandinave, të cilat shquhen për një qasje mbështetëse ndaj gjuhës dhe kulturës së të ardhurve nga vendet e tjera dhe metoda të përparuara arsimimi e integrimi, gjuha shqipe është integruar në sistemin e tyre arsimor.

Edhe mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare atje, gjithashtu kanë kërkuar ndërveprim me QBD, bazuar në vizionin e misionin saj për cilësi tekstesh mësimore, mbështetje të shkollave të gjuhës shqipe në Diasporë dhe përhapje të gjuhës e kulturës shqiptare kudo ku ka shqiptarë.

Rreth treqind shkolla në Diasporë presin pajisjen me tekste shkollore të mundësuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, në bashkëpunim me selitë diplomatike në vendet pritëse, me Ministrinë për Punët e Jashtme dhe Evropën dhe Postën Shqiptare.

Nxënës të Diasporës shqiptare kudo ndodhen, nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia etj. mund të pajisen me fjalorë dygjuhësh, libra me përralla dygjuhëshe, abetare apo materiale ndihmëse për fillestarë, libra me vjersha të autorëve më të mirë, tregimet dhe legjendat e moçme shqiptare.

Deri tani QBD ka dërguar tekste mësimore në Kanada, SHBA, Suedi, Angli, Slloveni, Austri, Kroaci, Greqi Gjermani, Zvicër, Çeki, Francë, Turqi, Belgjikë, Spanjë dhe Rumani.

Për vitin shkollor 2019-2020, Qendra e Botimeve për Diasporën, arriti në kohën e duhur të pajisë me 12 000 tekste mësimore nxënës në 19 shtete të ndryshme, si dhe me materiale të tjera plotësuese në gjuhën shqipe ndërsa për vitin shkollor 2020-2021 do të pajisen me mbi 17 mijë tekste shkollore dhe plotësuese shkollat e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në 22 vende brenda muajit shtator.