11 gusht/ Ditëlindja e Kavaliotit, autor i fjalorit greqisht-arumanisht-shqip

E shtunë, 18 Maj, 2024

Më 11 Gusht 1789 në Voskopojë lindi Teodor Kavalioti, studiuesi dhe leksikografi shumë i njohur për kohën. Pasi kishte kryer shkollën elementare në vendlindjen e tij ai vazhdoi studimet për matematikë, teologji dhe filozofi në Janinë, në kolegjin Maruçi, të cilin e drejtonte në atë kohë, studiuesi Eugjen Vulgaris.

Mes viteve 1732-1734 kthehet në Voskopojë, ku kishte nisur të lulëzonte një qendër shqiptare dhe arumune. Në vitin 1746 u bë drejtor i Akademisë së Re. Kavalioti është autor i disa veprave filozofike të shkruara në greqisht dhe i një gramatike elementare që përmban një fjalor trigjuhësh greqisht-arumanisht-shqip prej 1170 fjalësh.

Ky fjalorth u ribotua nga profesori gjerman Johann Thunmann nga Halle, me përkthimin latinisht në vitin 1774.

Vepra e tij është në të vërtetë i dyti fjalor i botuar që përmban një leksik të shqipes, pas Fjalorit latinisht-shqip të Frang Bardhit (1635).

Ai njihet si një nga dy gjenitë e mëdhenj të Voskopojës si filozof dhe mendimtar i madh shqiptar së bashku me piktorin e shkëlqyer David Selenica.

Autorët që kanë shkruar për të kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për vendlindjen e tij, ndërsa mbizotërojnë mendimet se ishte nga familjet e ardhura prej kohësh nga Kavalla e Greqisë ose nga Kavaja. Meqë ai jetoi, punoi dhe vdiq në Voskopojë, nuk e kanë shtruar pyetjen drejtpërdrejt nëse ishte shqiptar apo jo si kombësi, domethënë me fjalë të tjera, cili ishte identiteti i tij etnik. Duke pranuar se tipari mbizotërues për identitetin është gjuha amtare, kjo do të jetë pikënisja për të shtjelluar diskutimin e mëtejshëm.

Artikullin për T. Kavaliotin, botuar frëngjisht më 1966, A. Uçi e ka titulluar “Një përfaqësues shqiptar i iluminizmit”. Pa ngurrim ai e quan Teodorin shqiptar me të atin shqiptar dhe të ëmën vllahe, por në mënyrë të çuditshme pohon se “njihte si gjuhë amtare shqipen, vllahishten dhe greqishten.” Me logjikën më të thjeshtë gjuha e tij amtare ka qenë arumanishtja, ndërsa analiza e fjalësit të tij dëshmon se shqipen e kishte gjuhë të dytë. Edhe atësia e tij nuk do të ketë qenë shqiptare, nëse shohim emrin e të atit Anastasiu. Asnjëherë nuk kishte ndjekur ndonjë shkollë shqipe, madje as arumune, por vetëm greke dhe vetë ka dhënë mësime greqisht e ka shkruar vetëm greqisht. Nga ana tjetër, autorët tanë pa të drejtë i shmangin faktet e rëndësishme për profilin e Teodorit, duke mos vënë në dukje se ai u vesh prift, u bë protopapë, jepte mësim në një shkollë teologjike e tregtare dhe vetë jepte mësim teologji greqisht. Nxënësit e tij më pas janë bërë priftërinj dhe ieromonakë. Edhe shtypshkronja ishte ngritur pranë kishës së Gjon Teologut, domethënë nga të gjitha pikëpamjet ai ishte brenda ngrehinës ortodokse greke dhe nuk e kuptoj se si mund të flitet për filozofinë e tij, duke e përjashtuar këtë anë.

Kavalioti është shprehur prerazi, se duhen pranuar vetëm filozofët, që nuk janë në kundërshtim me Kishën universale; ai kërkonte që të drejtoheshim drejt së vërtetës në kuptimin e besimit të krishterë dhe të tjerët të urreheshin si mashtrues e të luftoheshin me gjithë forcat si sharlatanë. Filozofia për atë ishte dashuri për perëndinë.

Jup Kastrati në “Historinë e albanologjisë” i ka kushtuar  T. Kavaliotit 28 faqe. E quan “mendimtarin më të shquar shqiptar të shekullit XVIII.” dhe “një prej figurave më të shquara të kulturës kombëtare shqiptare të së kaluarës.”