Raporti / 76% e profesionistëve në Diasporë duan të kontribuojnë në vendlindje

E premte, 26 Prill, 2024

Organizata “Germin” ka publikuar dje një anketë të kryer me rreth 921 ekspertë nga Diaspora mbi angazhimin profesional në vendet e origjinës. Publikimi u prezantua në një takim online ku të pranishëm ishin Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, Zv. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Republika e Kosovës, z. Bekim Brestovci, z. Ilir Gedeshi, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale (CESS), znj. Rozeta Kokalari, Profesioniste nga Diaspora, Menaxhere Seniore, KPMG – Gjermani si dhe përfaqësues nga Shqipëria e Kosova të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ).

Sipas rezultateve të Germin pas anketimit të 921 profesionistëve shqiptarë në Diasporë, të cilëve u janë referuar si “si njerëz të kualifikuar dhe të aftë me prejardhje migracioni, të cilët dëshirojnë të mbështesin vendin e tyre të origjinës duke e vënë në përdorim ekspertizën e tyre”, rreth 76% e tyre janë shprehur të gatshëm për të ofruar kontributin në vendin e origjinës.

Të anketuarit pohuan se ata do të ishin në gjendje të angazhoheshin fizikisht duke vizituar vendlindjen ose virtualisht përmes platformave në internet. Ky konstatim i studimit është domethënës pasi tregon një interes të menjëhershëm për angazhim dhe fleksibilitet në çfarëdo forme për kontribut dhe ndikim pozitiv në vendin e origjinës.

Me gjithë gatishmërinë e lartë, më shumë se gjysma e të anketuarve janë shprehur se kanë nevojë për një lehtësim për t’u angazhuar përmes këtij programi në formën e ftesës zyrtare nga organizatorët në fushën e punës dhe marrjen e një oferte serioze me objektiva të qarta për kontribut përmes punës së tyre.

Përveç këtyre stimujve, rreth 4% e të anketuarve thane se do të kishin nevojë për një ofertë dhe kushte të qarta të punës para angazhimit, dhe 4% të tjerë kanë përmendur nevojën për të pasur fleksibilitet përsa i përket angazhimit të tyre gjatë gjithë vitit si dhe njoftim paraprak për të bërë marrëveshje me punën e tyre në shtetin rezident.

Rreth një e treta e të anketuarve u shprehën se do të ishin të gatshëm të angazhohen si profesionistë në vendin e tyre, me kusht që angazhimi të ofrojë shpërblime financiare sipas standardeve ekonomike të shtetit rezident dhe të përshtatet me ekspertizën e tyre profesionale.

Për shumë të anketuar, opsioni më i preferuar për angazhim do të ishin periudha të caktuara brenda vitit, si 4 deri në 6 javë në periudha të ndryshme kohore (44%). Rreth 21 % raportuan se ata do të ishin në gjendje të kryenin nga 3 deri në 6 javë brenda vitit në vendin e tyre. Ndërsa, rreth 14 % e të anketuarve raportuan se nëse do kishin mundësi, ata do të angazhoheshin për më shumë se 6 muaj dhe potencialisht do të banonin në vendlindje përgjithmonë.

Shumë prej pjesëmarrësve në këtë studim pohuan se besojnë se aftësitë e tyre mund të jenë shumë të dobishme për zhvillimin e vendit të origjinës (63%) ndërsa 27% besojnë se aftësitë e tyre mund të jenë deri diku të dobishme. Ndërsa 54 % besojnë se do të ishin shumë dhe deri diku të suksesshëm nëse do të ktheheshin, 25 % mbajnë pikëpamje neutrale për këtë çështje dhe 21 % besojnë se ata do të ishin jo aq të suksesshëm ose aspak të suksesshëm.

Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Njohja me profesionistët shqiptarë të Diasporës; jo vetëm njohja profesionale por edhe shpërndarja e tyre, kërkesat dhe nevojat që kanë.

Institucionet shtetërore, sipas ekspertëve duhet të përdorin mekanizma të shumtë për mbledhjen e informacionit dhe të dhënave për të krijuar një profil të Diasporës, i cili shpjegon karakteristikat kryesore të Diasporës, ekspertizën e tyre, si dhe nevojat e anëtarëve dhe organizatave të Diasporës.

Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të jenë më aktive në marrjen e informacionit në lidhje me qytetarët që jetojnë jashtë.

Ky studim riafirmon që Diaspora shqiptare është shumë e larmishme për sa i përket sfondit profesional, por gjithashtu rikonfirmon lidhjen e fortë dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në vendet e origjinës – vendet amë.

Sidoqoftë, treguesit e këtij studimi rrjedhin nga një mostër e vogël, dhe është shumë e nevojshme që Diaspora profesionale të njihet më shumë dhe në më shumë nuanca. Pa pasur njohuri të duhur për profilet e diasporës, është shumë e vështirë për vendet e origjinës të hartojnë politika adekuate për angazhimin e saj dhe ndikimin pozitiv në proporcion me potencialin që ata kanë.

Fuqizimi i grupeve dhe organizatave të Diasporës

Fuqizimi i grupeve dhe organizatave të Diasporës është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në përkushtimin e Diasporës për një angazhim më intensiv dhe të strukturuar në vendet e origjinës. Organizatat me bazë dhe/ose të orientuara në Diasporë lehtësojnë integrimin dhe ofrojnë mbështetje për migrantët në vendet rezidente por edhe ato të origjinës. Kjo i bën ata aktorë të rëndësishëm, gjë që duhet të njihet dhe vlerësohet. Prandaj, ne e konsiderojmë fuqizimin e grupeve dhe organizatave të Diasporës si një proces të domosdoshëm për përfshirjen e tyre në zhvillimin e vendeve të origjinës. Fuqizimi nënkupton forma të ndryshme të mbështetjes, duke filluar nga mbështetja institucionale e deri tek mbështetja financiare që u ofrohet organizatave të Diasporës për të rritur kapacitetet e tyre. Kjo e fundit, për shembull, mund të sigurohet përmes një skeme të financimit institucional, e siguruar nga vetë qeveria ose aktorë të tjerë, të tillë si organizata ndërkombëtare ose agjensi zhvillimi.

Zhvillimi i një platforme shumë-funksionale që lidhë profilet e profesionistëve të Diasporës me sektorin publik dhe privat në vendet e origjinës. Platformë kjo që aktualisht funksionon dhe mund të gjendet online Rrjeti i profesionistëve të Diasporës (https://rrjetiprofesionisteve.al/), ku profesionistë shqiptarë lehtësisht mund të regjistrohen apo të kërkojnë informacion. DiasporaShqiptare.al