Destinacione shqiptare/ Magjia e ishullit të Shurdhahut

E premte, 26 Prill, 2024

Sarda, e njohur ndryshe si ishulli i Shurdhahut është një nga vendet më të bukura që ka Shqipëria.

Pjesa e lumit Drin ku ndodhet ishulli i Shurdhahut është liqeni-rezervuari i Vaut të Dejës. Ishulli është afërsisht 16.09 km nga qyteza e Vaut të Dejës dhe 6.4 km nga fshati Rragam, qw ndodhet 9 km nga qyteti i Shkodrës. Zona rreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më historike dhe arkeologjike. Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanit (Shpella e Gajtanit), vendbanimi i Jubanit (Shpella e Jubanit), Qyteza e Gajtanit, kalaja e Danjës, kalaja e Dalmacës.

Historia e qytetit antik vijon deri në fund të shekullit të 15 si pikëtakimi i tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut të Shqipërisë. Tashmë ishulli është një vend ende i pazbuluar që mirëpret turistë vendas dhe të huaj që duan të eksplorojnë të fshehtat e tij.

Lekë Dukagjini
Edhe një nga figurat më të rëndësishme historike të kohës së Skëndërbeut, Lekë Dukagjini, lidhet me historinë e Sardës, duke qenë se Sarda ka shërbyer dhe si rezidencë e tij. Vetë familja e Dukagjinëve ka mbajtur drejtimin e qytetit deri në momentin kur u pushtua nga Perandoria Osmane.

Ishulli
Në total gjatësia e ishullit nga njëri skaj në tjetrin është 393 metra, tek sa kodra kap lartësinë e 130 metrave. Ishulli arrihet lehtësisht dhe nga fshati Rragam, që ndodhet vetëm 6 kilometra larg. Peizazhet e liqenit artificial si dhe kodrat e shumta përreth, e bëjnë këtë ishull një atraksion jo vetëm historik e kulturor, por edhe natyror që nuk duhet humbur.