QSPA e para qendër kërkimore pjesë e rrjetit ndërakademik ndërkombëtar

E shtunë, 27 Prill, 2024

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka realizuar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Ndërkombëtare Ndëruniversitare CISVA, pjesë e së cilës janë universitete të njohura të Italisë dhe Europës Lindore, mes të cilave edhe Universiteti i Tiranës.

Koordinatorja shkencore e CISVA-s, prof.ssa Giovanna Scianatico Centro dhe drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, prof. Diana Kastrati kanë nënshkruar virtualisht marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Kjo është hera e parë që një qendër kërkimore-shkencore shqiptare bëhet pjesë e rrjetit ndërakademik ndërkombëtar, Centro Interuniversitario Internazionale di Studi Sul Viaggio Adriatico, me seli në Bari të Italisë.

Pritet që pas kësaj marrëveshjeje, QSPA-ja të ketë mundësi të shfrytëzojë plotësisht literaturën shkencore të CISVA-s, si dhe të bashkërendojë punën për përfshirjen në projekte të përbashkëta ndërakademike ndërkombëtare.