Vendimi / Greqia hap kufijtë në 1 korrik

E premte, 3 Maj, 2024

Greqia adopton thirrjen e KE të 11 qershorit për hapjen e kufijve edhe me vendet jo-anëtare fqinje.

Sot zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ka shpallur çeljen e sezonit turistik nga 1 korrik, me slogan “enjoy your stay, stay safe” dhe bërë të ditur rregulloren e re: çdo udhëtar do plotësojë deklaratën përkatëse në pikën e hyrjes në Greqi, me itinerarin e planifikuar në vend dhe kontaktet.

Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare. Nga 1 korrik rifunksionojnë 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore.

Organet qeveritare greke theksojnë se nga udhëtimet ajrore përjashtohen këto 9 vende: Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Suedia, SHBA, Rusia, Katar, Emiratet e Bashkuara të Arabisë, Arabia Saudite, Izrael. Greqia hap kufijtë me 38 vende europiane, sipas të dhënave të tanishme edhe me Shqipërinë. Sezoni turistik do të jetë nën vëzhgimin e specialistëve epidemiologjikë, me ekipe speciale në ishuj, testime e kampione në rastet e duhura dhe klinika të posaçme e hotele karantinë në gatishmëri thuajse në të gjithë vendin.

Pas këti vendimi Bashkia e Pogonit, në Greqi, në kuadër të hapjes së kufirit tokësor me Shqipërinë, kërkon me letër të hapur fuqizimin e masave kontrolluese dhe sa më shumë testime kampionesh, pas rritjes dramatike të të infektuarve në zonën e Epirit dhe në Shqipëri.