Në datën 24 qershor, Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut do të zhvillojë një takim online me anëtarët e Dhomës së Tregtisë së Grave të Nju Jorkut. Diskutimet do të përqëndrohen në gjendjen ekonomike dhe mundësitë e rihapjes së bizneseve të vogla.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Gjonaj. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan: Krenar për t’u bashkuar me Dhomën e Tregtisë së Grave në Nju Jork për një diskutim virtual rreth gjendjes në Nju Jork si dhe përpjekjeve tona për të ndihmuar bizneset e vogla.
Oda Ekonomike e Grave në Nju Jork, e themeluar në vitin 2002, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim të ndihmojë gratë dhe pakicat e tjera të arrijnë sukses dhe pavarësi ekonomike nëpërmjet biznesit të vogël.
“NYWCC” është dhoma e vetme e tregtisë në qytetin e Nju Jorkut që ofron shërbime të drejtpërdrejta të zhvillimit të biznesit për bizneset e vogla dhe për ndërmarrjet e vogla nëpërmjet Qendrës së saj të Biznesit të Pakicave dhe Grave.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.