QSPA marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

E premte, 3 Maj, 2024

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në vazhdën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërakademik, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës.

Marrëveshja e firmosur nga drejtoresha Ekzekutive e QSPA-së, Prof. Diana Kastrati dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. dr. Marjan Demaj konsiston në bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën kërkimore-shkencore dhe marrjen pjesë në projekte të përbashkëta akademike, të cilat kanë në fokus botën arbëreshe.

“Arsyeja e një marrëveshjeje me Universitetin është e mirëqenë, në kohë të kohërave, universitetet kanë qenë vatrat prej të cilave ka lindur kërkimi dhe hulumtimi shkencor, furnizueset e inovacioneve dhe plazmimit të dijeve nëpërmjet studimeve. Në rastin konkret, ky Atene ka bërë një punë të lavdërueshme edhe në lidhje me Arbëreshët nëpërmjet botimit të librave studimorë e po kaq, nëpërmjet konferencave e kuvendeve studimore. Kësisoj, bashkëpunimi me to është një conditio sine qua non!”, tha pë Diaspora Shqiptare, prof. Diana Kastrati.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në prani të stafit administrativ të këtij institucioni, si dhe zv.Rektorit  për Marrëdhënie ndërkombëtare, prof. as.dr. Dashamir Bërxulli.

Veç nënshkrimit të marrëveshjes, të dy titullarët e institucioneve respektive, diskutuan edhe për hapësira të tjera të mundshme të bashkëpunimit në të ardhmen, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e mendimit akademik dhe njohjes së thelluar mbi Arbëreshët.