Periudha pas Covid-19 / Mundësitë për Shqipërinë në ekonominë e re

E martë, 30 Prill, 2024

Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria mund të gjenden para mundësive të reja për ekonomitë e tyre pas koronavirusit, ashtu sikurse është e pashmangshme pjesa e sfidave. Një webinar i organizuar nga Ambasada Austriake, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shqipëria, Bosnja, Serbia, Kosova dhe prezantimi i një raporti të Institutit për Studime Ekonomike në Vjenë, parashtroi një tablo mbi atë që pritet.

Në fjalën e hapjes, ambasadori Christian Steiner theksoi se objektivi drejt Bashkimit Europian për këto vende është një ambicie e mirëpritur, por ka një sërë kriteresh që duhet të plotësohen, përfshi atë ekonomik. Ambasadori tha se në horizont mund të shfaqet një mundësi e re, teksa Eurozona po përpiqet të sjellë më afër vetes disa prodhues.

“Ka mundësi që vijnë nga kriza, pasi investimet për disa prodhime mund të zhvendosen në vende më afër tregjeve europiane. Ne jemi në pritje të këtij zhvillimi, në veçanti në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Prandaj jam shumë i kënaqur që Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare me njohuri dhe përvojë të madhe në rajon, ra dakord të zhvillonte këtë webinar mbi potencialet e reja për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor pas koronavirusit” – tha ambasadori.

Studimi i Institutit të Vjenës

Richard Grievenson, zëvendësdrejtor i Institutit të Vjenës, bëri përmbledhjen e studimit për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur, së pari, në ndikimin e koronavirusit në ekonomi. Sipas tij, Shqipëria kryeson listën e vendeve me izolimin më të hershëm dhe më të fortë dhe ndërkohë që në aspektin e shëndetit publik, numri i ulët i vdekjeve në vendin tonë dhe kryesisht në Europën Qendrore është një arritje pozitive, ndikimi në ekonomi do të jetë i ashpër.

“Edhe pse kanë më pak të prekur dhe në perspektivën e shëndetit publik, kjo është diçka shumë e mirë, në aspektin ekonomik rezultati nuk pritet të jetë aq i ndryshëm nga vendet që janë prekur më shumë. Impakti ekonomik do të jetë i rëndë.

Ekspozimi i rajonit ndaj faktorëve të jashtëm do të jetë një nga gjërat më vendimtare sesa shumë do të preket ekonomia. Ne kemi analizuar disa aspekte si ekspozimi ndaj udhëtimeve dhe turizmit, si dhe tregtia. Ka rrezik që turistët mund të mos vijnë apo eksportet mund të bien ndjeshëm dhe ekspozimi i Shqipërisë ndaj faktorëve të jashtëm është shumë i rëndë” – tha ai.

Hyrja e kapitalit është një tjetër element që u mor në analizë dhe rezulton se vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të varura. Gjithsesi, sipas studimit, efekti i tij do të ishte shumë afatshkurtër dhe ndoshta tani ka kaluar. Studimi analizon se janë disa aspekte që mund ta kenë bërë Shqipërinë dhe Ballkanin të rezistojë ndaj goditjes me pasoja më të lehta sesa në një skenar tjetër. Të tilla janë përhapja më e pakët e virusit, më pak integrim në zinxhirin global të vlerës, veçanërisht ai automotiv, mbështetje e shpejtë dhe domethënëse ndërkombëtare (diçka e mësuar nga 2008), stimuj monetarë dhe fiskalë në zonën e euros dhe rreziku pozitiv: kthim më i shpejtë nga sa pritej për turizmin.

Në dekadën në vijim, studimi rendit edhe disa pritshmëri për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku hyn dhe Shqipëria. Të tilla janë mundësi nga afrimi, shërbimet ndihmëse dhe dixhitalizimi. Taksa më të larta (dhe mbase më progresive), pas një pauze, vendet e shkurtuara të punës dhe automatizimi do të kthehen dhe, së fundmi, roli ekonomik i Kinës në rajon do të mbetet i rëndësishëm.

 Malaj: Duhet të lehtësojmë alokimin e kompanive që do të ikin nga Kina

Arben Malaj, pjesëmarrës në webinar-in e organizuar dhe me përfaqësues për Shqipërinë, tha se aktualisht ajo luftë tregtare mes Kinës dhe SHBA-së tani ka marrë dimensione të tjera pas koronavirusit, pasi konfliktet janë shtuar.

“Kjo ngre pikëpyetje për globalizimin. Ngre debat se çfarë ndodh me Kinën dhe vlerësimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kinës dhe Europës. Vendet e Ballkanit duhet të përgatiten dhe të lehtësojnë rialokimin e disa bizneseve nga Kina në vendet e Ballkanit Perëndimor” – tha Malaj.

Nga ana tjetër, ai solli në vëmendje avantazhet kryesore të Shqipërisë që janë popullata e re, kapitali human dhe social, ku të rinjtë marrin përsipër rrezik dhe janë ambiciozë. Një numër i madh emigrantësh dhe nga diaspora, me përvojë të gjatë dhe të suksesshme në vendet perëndimore mund të jenë ura lidhëse të rialokimit të bizneseve. Një tjetër avantazh është që kemi afërsi me tregjet potenciale.

Gjithsesi sipas reformat strukturore në tregun e punës, funksionimi i shtetit ligjor, lufta kundër kapjes së shtetit dhe korrupsioni mbeten parakushtet reale për thithjen e investimeve të huaja direkte. / Monitor