Mjekët / Suksesi i sistemit gjerman në përballjen me Covid-19

E martë, 30 Prill, 2024

Sot të gjithë njerëzit mund të pyesin se si u bë Gjermania protagoniste e skenës botërore të mjekësisë në luftën ndaj Covid-19. Dr. Xheni Voloti specializante në Kardiologji në kampusin Benjamin Franklin-Charité në Berlin, rrëfen, situatën e Covid-19 në Gjermani, tipare të sëmundshmërisë së zemrës dhe masat që e bënë Gjermaninë model suksesi botëror në betejën ndaj Covid-19.

Berlini në betejën ndaj Covid-19

Kanë kaluar tashmë rreth 5 muaj që prej vendosjes së masave të lockdown-it në Berlin. Në këto muaj kam pasur mundësinë të jem dëshmitare e të vëzhgoj, sesi një sistem shëndetësor me themele të forta i drejtuar nga një plan i mirëmenduar mund të riorganizohet në kohë rekord në mënyrë të efektshme në një situatë të jashtëzakonshme. Sistemi shëndetësor gjerman është tejmase i mirëorganizuar jo vetëm në kuadrin e mirëfunksionimit të strukturave spitalore, por edhe në kuadrin e pasjes së një roli kyç të mjekut të familjes e të zbatimit të protokolleve të këshilluara nga shoqatat europiane të specialiteteve përkatese. Gjithashtu, një nga faktorët thelbësor, që e bënë Gjermaninë protagoniste të skenës mjekësore botërore, është edhe fakti se Kryeministrja Merkel u këshillua me ekspertë të fushës së mjekësisë dhe ekonomisë për të krijuar një plan, dukshëm tashmë, të efektshëm për të përballuar pandeminë nga SARS-CoV-2. Pjesa më e madhe e njerëzve punoi në homeoffice. Qendra spitalore universitare Charité krijoi që në fillim një aplikacion (CovApp) në përpjekje për të ndihmuar stratifikimin e pacienteve për të evituar dyndjen në urgjencat e spitaleve e rrjedhimisht evitimin e një saturimi inicial i panevojshëm. Sistemi spitalor u aksesorizua me poste të shtuara intensivi e u testua masivisht popullsia në rrezik që prej fillimit. Puna e stafit mjekësor u intensifikua shumë për të përballuar situatën e pandemisë. Personel mjekësor shtesë u trajnua për t´u paraqitur në repartet e intensivit, nëse do të lindte nevoja. Unë i kam ndjekur të dhënat e Institutit Robert Koch pothuajse rregullisht dhe vdekshmëria në Gjermani është rritur nga 2% në rreth 4.5% pas lehtësimit të masave të ndërmarra për kufizimin e pandemisë. Situata në Gjermani ishte dhe mbeti nën kontroll që prej fillimit. Paralelisht me punën time në klinikë si specializante e mjekësisë së brëndshme dhe e kardiologjisë, jam e angazhuar edhe në një nga projektet shkencore më të mëdha në Berlin. Për shkak të pandemisë, çdo studim që nuk kishte të bënte me Covid-19 ose me pacientë me Covid-19 u pezulluan nga autoritetet shtetërore. Unë isha e përzgjedhura e departamentit të kardiologjisë në kampusin ku unë punoj për të ndjekur pacientët me Covid-19 në përpjekje për të bërë një fenotipizim kardiak. Situata rezultoi aq shume nën kontroll, saqë e patëm të pamundur të rekrutonim kohortën e nevojitur për të arritur në konkluzione të vlefshme. Kjo sigurisht të gëzon, pasi ishte një lajm shumë i mirë për situatën. Për më tepër në dy kampuset e tjera të Charité-së filloi që në maj të reduktoheshin postet me shtretër të shtuar për përballimin e situatës. Mbetet sidoqoftë për t´u përgëzuar sjellja e popullsisë ndaj rregullave të këshilluara. Vetëm kur zbatimi i rregullave bëhet në grup, mund të arrihet një rezultat kaq i efektshëm në një kohë kaq të shkurtër. Në Berlin pati një lehtësim deri diku gradual të masave të marra. Që prej datës 15 qershor baret dhe restorantet mund të jenë të hapura pa orar. Së shpejti do të lejohen grupimet me 1000 persona. Gjithashtu edhe zyrat shtetërore po rifillojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm. Më lejoni të shtoj se, në analizën retrospektive që do të duhet t´i bëhet rastit gjerman, duhet të merren parasysh edhe disa faktorë që kanë të bëjnë mentalitetin shoqëror dhe mjekësor të popullsisë. Në Gjermani është jo e shpeshte, që të jetojnë bashkë me shumë se një brez në një banesë. Gjithashtu, kontakti fizik në përditshmëri është tejet i reduktuar. Duke e krahasuar me situatën në Itali, mosha mesatare e të prekurve është më e vogël. Për më tepër, një i moshuar italian nuk do të donte t´i nënshtrohej procedurave miniinazive (për shembull trajtimi me procedura miniinvazive i një valvule të zemrës). E kundërta do të ndodhte tek një i moshuar gjerman, të cilët janë më të prirur të pranojnë procedurat e këshilluara nga mjekët. E sa më shumë sëmundje të trajtuara të ketë një pacient i moshuar, aq më shumë i rriten shanset për të përballuar situata mjekësore, që mund të jenë kritike.

Problemet kardiovaskulare te personat e prekur nga Covid-19

Pacienti kardiak ëhstë një pacient kompleks e si i tillë per se ka një rrezikshmëri të lartë për të pasur komplikacione e vështirësi në përballimin e tyre. Zemra dhe mushkëritë ndërveprojnë ngushtë me njëra-tjetrën për të plotësuar nevojat e organizmit e janë dy prej organeve më të rëndësishme të përfshira në ruajtjen e ekulibrit të nevojitur për mirëfunksionimin e trupit. Komuniteti shkencor i kardiologjisë ka qenë shumë aktiv mbarë botërisht për të mbledhur të dhëna lidhur me përfshirjen kardiovaskulare në sëmundjen Covid-19. Nga rezultatet e para në fillimvit u vu re se mund të kishte një dëm kardiak të asociuar tek pacientët e infektuar e, meqënëse sëmundjet virale respiratore janë një faktor risku kardiovaskular i njohur, pavioni i spitalit ku unë aktualisht punoj nuk u shndërrua menjëherë në pavion Covid-19. Kjo për të evituar kontaktin e pacientëve të shtruar me raste të dyshimta që mund të rezultonin pozitivë. Momentalisht, sipas protokolleve të përditësuara të Charité-së, të gjithë pacientët e pranuar në repart duhet të testohen paraprakisht përmes një tamponi nazo-faringeal të kryer në urgjencën e spitalit. Në periudhën e parë pas lockdoën-it në Gjermani u vu re dukshëm se pati një rënie të numrit të pacientëve që paraqiteshin me një diagnozë të infarktit të miokardit (NSTEMI ose STEMI). Ky fenomen është raportuar dhe në Kinë e në ShBA. Tashmë situata ka ndryshuar e pacientet kardiak po i drejtohen edhe një herë urgjencave. Ka dy shpjegime të mundshme për atë që ndodhi. Në fazen e lockdoën-it pjesa me e madhe e njerëzve kanë punuar në homeoffice e për rrjedhojë kanë qenë më pak të ekspozuar ndaj stresit emocional e fizik, që janë shkaktarë të njohur të infarktit të miokardit në pacientë me sëmundje të koronareve. Arsyeja e dytë mund të ketë qenë frika nga infektimi me SARS-CoV-2 në spital. Komplikacionet e infarktit të miokardit mund të jenë edhe fatale e nuk është e këshillueshme që të evitohet paraqitja tek mjeku në rast simptomash. Fillimisht do të doja të shprehja qartë disa pika kyçe, pasi është e rëndësishme që në këtë situatë emergjente të mos spekullohet me informacionin e shpërndarë. Dua të theksoj se informacionet e poshtëpermendura i referohen studimeve të publikuara në periudhën prill-maj 2020. Pikë së pari, të dhëna nga Kina dhe ShBA tregojnë se nuk ka një ndryshim relevant të prevalencës së sëmundjeve kardiovaskulare mes pacientëve me Covid-19 dhe popullsisë së gjërë. Së dyti, sëmundjet kardiovaskulare janë të shpeshta mes pacientëve me Covid-19. Sigurisht, vlen për t´u përmendur se prirja e pranimit në spital është më shumë e drejtuar ndaj një pacienti 70-vjeçar me sëmundje kardiovaskulare e Covid-19, sesa ndaj një 30-vjeçari me simptoma të mesme të Covid-19 pa sëmundje të mëparshme.
Së treti, nuk ka akoma të dhëna shkencore solide të cilat të vërtetojnë, se sëmundjet kardiake paraqesin një risk të shtuar për t´u infektuar me SARS-CoV-2. Ka artikuj shkencorë, të cilët kanë treguar një asociacion të sëmundjes së koronareve me një prognoze me të keqe te Covid-9.

Se katërti, për shkak të fiziopatologjise së infeksionit me SARS-CoV-2, pati në muajt e mëparshëm një hezitim për të përdorur inhibitoret e ACE, që janë një nga klasat e ilaçeve më të përdorura në pacientët kardiake. ESC-ja (European Society of Cardiology) u shpreh qartë se nuk kishte akoma të dhëna të mjaftueshme, që mbështesnin spekullimin se pacientët, që përdornin këtë grup ilaçesh, mund të ishin më të rrezikuar. Një studim i publikuar në “NEJM” tregoi se marrja e inhibitorevete ACE ose e ilaçeve të tjera antihipertensive nuk ndikon në mënyrë relevante në prognozën e keqe ose jo të Covid-19. Së fundmi, duhet të theksoj se nuk ka akoma një terapi specifike të target-uar kundrejt sëmundjes Covid-19. Të gjitha trajtimet proceduriale e medikamentoze tek pacientët me Covid-19 janë simptomatike. Në prani të komplikacioneve, vendosen në zbatim protokolle tashmë të etabluara që përdoren prej vitesh. Sipas të dhënave të fundit të publikuara në revistat e njohura shkencore, demi kardiak akut raportohet të shfaqet në formën e miokarditit, infarktit të miokardit, aritmive, insuficiencës kardiake akute dhe shokut kardiogjen. Sidoqoftë janë verifikuar dhe raste miokarditi deri në 15 ditë pas Covid-19. Në nivelin qelizor shikohet se kardiotoksiciteti gjatë Covid-19 mund të jetë multifaktorial e i ndërmjetësuar nga stuhia e citokinave proinflamatore e demi vaskular si rrjedhojë e inflamacionit nga infeksioni me SARS-CoV-2. Troponina me sensitivitet të larte (hs-troponin) është një indikator i dëmit kardiak. Në nivelin laboratorik është parë një rritje e troponinës tek pacientët me Covid-19. Në një meta analizë të vogël kjo rritje ka rezultuar e ascociuar me një ecuri të Covid-19 më të komplikuar. Nëse kjo rritje e troponinës është një konsekeuncë direkte e virusit apo e demit nga infeksioni ose e komplikancioneve të infeksionit me SARS-CoV-2, mbetet akoma për t´u parë. Përveç troponinës, një marker tjetër i rritur në pacientët me Covid-19 i raportuar që prej fillimit nga Kina, ka qenë dhe D-dimeri, një marker i koagulimit të gjakut.
Sipas Akademisë Gjermane të Trombozes dhe Hemostazës, tek pacientët e shtruar me Covid-19, në mungesë të kontraindikacioneve, është e këshilluar një dozë profilaktike me antikoagulant. Është për t´u theksuar se kjo është gjithësesi një procedurë standarte për pothuajse çdo pacient të shtruar në spital, sigurisht gjithmonë në mungesë të kontraindikacioneve. Është e rëndësishme që njëkohësisht këta pacientë të mbikëqyren ngushtë përsa i përket parametrave të koagulacionit për të evituar komplikacionet e mundshme. Për të evituar thellimin e mëtejshëm në informacion tejet mjekësor, do të doja të thoja në mënyrë të shkurtër e të përmbledhur se diagnoza e përfshirjes kardiake në pacientët me Covid-19 duhet të ketë vëmëndje të veçantë. Konstelacionet e ndryshme që paraqiten në EKG, në ekon e zemrës për sindromën akute të koronareve ose dhe në rizonancën manjetike në rastet e miokarditit, duhet të identifikohen sa më shpejt të jetë e mundur, që të shërbejnë për të planifikuar një terapi të target-uar konform protokolleve ndërkombëtare.

Shqiptarët në Berlin

Un kam pak vite që jam në Berlin e modaliteti i qëllimit tim këtu, mes specializimit dhe kërkimit shkencor, me limiton në kohë për të krijuar kontakte ekstensive përtej qëllimit të punës. Nuk di të ketë të dhëna zyrtare përsa i përket komunitetit tonë këtu. Unë mund të them nga pervoja ime personale se Berlini, duke qenë një qytet vibrant, është shumë atraktiv për shumë studentë shqiptarë, të cilët i janë drejtuar për të ndjekur studimet universitare ose post-universitare në vitet e fundit. Unë jam pjesë e nismës vullnetare të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani për t´i ardhur në ndihmë komunitetit tonë këtu në kohëra të pandemisë. Jemi një grup mjekësh nga e gjithë Gjermania, që ushtrojmë profesionin tonë këtu e që kemi vënë në dispozicion një mjet kontakti për komunitetin shqiptar në landin përkatës. Jam kontaktuar nga individidë të ndryshëm shqiptarë që jetojnë në Berlin. Jam munduar t´u shpjegoj se paraqitja tek mjeku për një ekzaminim të saktë është gjëja më e rëndësishme. Në spitalin ku unë punoj, gjatë turneve të natës si specializantë jemi përgjegjës për pacientët e repartit të kardiologjisë e të pneumologjisë. Disa herë me ka ndodhur gjatë turnit të kem vizituar personalisht individët nga të cilët jam kontaktuar në kuadrin e kësaj nisme. Për fat të mirë, ishin raste ku nuk nevojitej një shtrim në spital.

Mesazhi për lexuesit dhe Diasporën në SHBA

Unë jam shumë e re për të dhënë një mesazh qoftë nga mosha po edhe aq nga kontributi akademik e diaspora shqiptare në Amerikë ka një histori të hershme.
Por do të më pëlqente që, po aq sa shqiptaret aty në Amerikë janë një komunitet dinjitoz në fushën e shkencës, artit e biznesit njëkohësisht dhe mjaft të lidhur e të respektuar me njëri-tjetrin, edhe ne në kontinentin tjetër të kontribuonim në integrimin e jetës sociale dhe akademike për të ngritur sa më lart emrin e Arbrit. Mesazhi është të punojë pa reshtur për të promovuar çdo arritje e kontribut të shqiptarëve në diasporë. Ne sytë e mendjen sëbashku e kemi nga Shqipëria, mëmë se cilës i përkasim. Dhe pse të larguar, jemi pjesë e një kombi, që ka virtyte e histori të veçantë e për të cilin unë ndjehem krenare.

Kush është dott. Mag. Xheni Voloti

Dott. Mag. Xheni Voloti kreu studimet universitare në UKZKM në periudhën 2009-2015 në degën “Mjekësi dhe Kirurgji” dhe u diplomua me notë maksimale. Aktualisht është duke ndjekur vitin e dytë të specializimit në Kardiologji në kampusin Benjamin Franklin-Charité në Berlin, ku fillimisht kreu studimet e doktoratës mjekesore (Dr.med). Punimet e projektit të doktoratës i zhvilloi në laboratorin shkencor të së njëjtit repart në fushën e rimodelimit kardiak.
Momentalisht është gjithashtu edhe kërkuese shkencore klinike dhe anëtare e projektit BeLOVE në Institutin e Shëndetit të Berlinit (BIH), i fokusuar në kerkimin shkencor translacional. Aktualisht projekti i saj perfshin rolin e imunofenotipizimit ne stratifikimin e riskut kardiak. Xheni Voloti është anëtare e Dhomës së Mjekëve në Berlin si dhe e Shoqatës Gjermane së Kardiologjisë. Qendra Spitalore Universitare Charite ku Dott. Mag. Xheni punon, është qëndra spitalore më e madhe në Europë. Sipas klasifikimit të Statista të publikuar në Newsweek në 2019, Charité-ja u rendit e pesta në listën e spitaleve më të mira në botë. / Gazeta Dielli