“Italia për minorancat” nisma e komunitetit shqiptar për përfaqësim në parlament

E shtunë, 4 Maj, 2024

Në Itali së fundmi ka nisur të formohet një lëvizje politike në mbështetje të minorancave. E themeluar pak ditë më parë “Italia për Minorancat” synon të kthehet në një forcë të rëndësishme politike në mbështetje të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Itali, ku komuniteti shqiptar, Diasporë e vjetër dhe e re përbëjnë komunitetin më të madh.

Pjesë e kësaj lëvizje është edhe shqiptarja Lindita Elezi, këshilltare rajonale për organizatën Mundësi të Barabarta. Aktualisht kryetare grupit të këshilltarëve në Komunën Jesi, Lindita Elezi ka marrë pjesë në Romë në Asamblenë e parë kombëtare të projektit politik “Italia e Qendrës- Departamenti minoranca”, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe shqiptar nga shtatë rajone të Italisë, me synimin për të pasur një përfaqësim politik dhe kulturor në parlament.

“Është një moment shumë i rëndësishëm” deklaroi Elezi, “Sepse një komunitet kaq i madh sa është komunitetit shqiptar në Itali, veçanërisht në Italinë qendrore, ku aktualisht gjenden 50 komunitete të mirëintegruara, por që me krenari ruajnë identitetin e tyre kulturor, duhet të kenë të drejtën e një përfaqësuesi të interesave të tyre. Për këtë arsye do të luftojmë me këmbëngulje dhe pasion në mënyrë që të arrijmë të kemi përfaqësues në parlament për të përfaqësuar të drejtat e komunitetit tonë, duke parashtruar propozime të cilat do të nisin nga mësimi i gjuhës. Ka ardhur koha që të bashkojmë forcat, e të krijojmë në Itali një pikë referimi për këtë pakicë të rëndësishme etno gjuhësore” tha ajo.

I pranishëm në asamble, zëdhendësi kombëtar Cataldo Pugliese, me të cilin Elezi ka ndarë idenë për të vlerësuar dhe promovuar thelbin e kësaj lëvizje politike, as të majtë e as të djathë, por me fokus komunitetet.

“Më duhet të pranoj që deri më sot ka munguar dëshira dhe vullneti për të krijuar një union mes 50 komuniteteve arbëreshe që janë në Itali. Nuk mjaftojnë vetëm shoqatat, të cilat sigurisht janë të çmuara dhe të domosdoshme, por sot më shumë se kurrë duhet një zë politik, i cili të jetë protagonist, të vër në dukje nevojat, por edhe vlerat dhe bukuritë e komunitet tonë. Italia e Minorancave do të luftojë për këtë” përfundoi Elezi.

Lindita Elezi infermiere në profesion, jeton në Itali prej më shumë se 20 vitesh. Prej vitit 2004 punon si infermiere në qytetin e Jesit. Gjithashtu ka pasur funksione administrative si këshilltare në institutin “Pio Don Maurizio Santi” në komunën San Marcello.

Në zgjedhjet e vitit 2017 me 235 vota arrin të fitoj një vend në këshillin Komunal të Jesi, si pjesë e ekipit të kryebashkiakut Bacci.

Elezi gjithashtu është e pjesë e disa shoqatave për përfshirje dhe integrim. Prej vitit 2015 është përfaqësuese rajonale e organizatës “Mundësi të Barabarta”.