Covid-19 / Zvicra dhe Norvegjia donacione për spitalin “Nënë Tereza”

E martë, 7 Maj, 2024

30 respiratorë të rinj i shtohen kapaciteteve publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl, Zëvëndës Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier, si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

“Përgëzoj të gjithë ne këtu, sepse pandemitë si këto kanë nevoje për të pasur një qasje të përbashkët. Zvicra ka qenë aktive në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë. Ne duam vërtet të vazhdojmë të ndihmojmë qeverinë shqiptare dhe të fuqizojmë sektorin shëndetësor. Në linjë me angazhimin zviceran për një shëndetësi më të fortë, ventilatorët e rinj shërbejnë për të rritur kapacitetet për të përballuar jo vetëm pacientë me Covid-19 por edhe për të trajtuar pacientë me komplikime të tjera të frymëmarrjes”, tha Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier.

“Dua të them që jam shumë i lumtur të shoh që këto respiratorë kanë ardhur në Shqipëri. Kam dëgjuar që këto janë saktësisht pajisjet që ju keni nevojë. Në kohë pandemie solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm”, tha Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl.

“Ne duhet të qëndrojmë të gjithë shumë vigjilentë, ne të gjithë kemi përgjegjësi si komunitet ndërkombëtar por çdo qytetar ka përgjegjësitë e veta. Pandemia nuk ka mbaruar akoma. Unë mendoj se duhet të shkojmë përtej solidaritetit, pasi siç e kam thënë askush nuk është i sigurtë, derisa të gjithë të jenë të sigurtë”, tha Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

Ndërsa ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi maksimalisht iniciativën e ndërmarrë nga Zvicra, Norvegjia dhe PNUD për t’i ardhur në ndihmë spitalit “Nënë Tereza”.

“Dua të falenderoj me gjithë zemër të gjithë ato që i janë gjendur Shqipërisë pranë, të gjithë miqtë tanë, të cilët po na mbështesin që sistemi ynë shëndetësor të formohet. Ardhja e 30 respiratorëve nga kjo marrëveshje që ne kemi ndërtuar është një mbështetje më shumë për fuqizmin e shërbimit të terapisë  intensive në vendin tonë.

Qeveria Zvicerane ka dhuruar 330,000 Dollarë, Qeveria Norvegjeze 3,000,000 Kruna Norvegjeze (afërsisht 300,000 Dollarë) dhe PNUD 150,000 Dollarë