Greqi / Eda, integrimi dhe pjesëmarrja e emigrantëve në politikë

E premte, 17 Maj, 2024

Forumi Grek i Refugjatëve në bashkëpunim me “Gazetën e Autorëve” ndan histori të personave me prejardhje refugjatësh dhe emigrantësh, histori për ata që përpiqen dhe arrijnë të integrohen në shoqërinë Greke.

Eda Gemi është eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit. Pasi përfundoi studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës.

Në vitin 2019, katër vjet pasi fitoi nënshtetësinë Greke, Eda kandidoi në Parlamentin Evropian. Ajo ka një përvojë të gjerë me aktivitete të të gjitha niveleve: mësimdhënie, hulumtim, politikë.

Sot ajo ligjëron politikën e imigracionit dhe studimet gjinore në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e New York në Tiranë, hulumton Greqinë në Institutin e Universitetit Evropian dhe në 2012 – 2016 ajo ishte drejtuese e ekipit kërkimor të ELIAMEP për imigracionin dhe integrimin.

“Ishte epoka e ndryshimeve të mëdha në Shqipëri. Vendi ndodhej në destabilitet. Në fiilimet e viteve ’90-të u ndodha në Greqi. Isha 20 vjeçe dhe sapo kisha mbaruar Liceun Artistik. Kisha ide, synime, ëndrra dhe të gjitha këto lidheshin përherë, me lirinë time. Ekzistoi në atë periudhë një tendencë e madhe eksodi. Ishte sikur të ishte hapur një burg i madh dhe secili kërkonte një rreze drite dhe lirie. Kur u hapën kufijtë brezi im ndodhej në dilemë të vazhdueshme se çfarë do të bënte në jetë. Mjaft ikën në Itali, unë rastisa të ndodhem në Greqi. Askush nuk ikën nga atdheu i tij me entusiazëm, nëse të gjitha shkojnë mirë”, thotë ajo për gazetën greke “EFSYN”

“Mbërrita në Athinë dhe veprimi i parë që bëra ishte që të regjistrohesha në Universitet për mësimin e gjuhës greke. Atë periudhë emigrantët në Greqi ishin thjesht kalimtarë për të shkuar në vende të tjera. Mësova greqisht, duke pasur profesorë të shkëlqyer, të cilët i mbaj mend deri tani. Vendosa që të zgjeroj njohuritë gjuhësore, me qëllim që të kuptoj më mirë qytetërimin, kulturën dhe historinë e vendit. Një gjuhë është diçka më shumë se sa një mjet i thjeshtë komunikimi. Për mua u shndërrua në një realitet të zakonshëm. Lexoja gazeta dhe dëgjoja radio çdo ditë në mëngjes, kur shkoja për në punë. Këtë zakon nuk e braktisa kurrë”.

“Puna ime e parë ishte në një zyrë marine tregtare në Pire. Ndërkaq, detyrimet shtoheshin, pasi isha bërë nënë me një fëmijë. Pas disa viteve m’u paraqit një rast fatlum, i cili përcaktoi ecurinë time profesionale: një program arsimor ndërqytetërues. Punova në një klasë të pranimit fillestar në Athinë dhe, paralelisht, në një shkollë fillore. Njëkohësisht, isha pjestar i një grupi pune për redaktimin e librave lidhur me mësimin e gjuhës greke prej fëmijëve të huaj. Tashmë, i shihja gjërat nga ana e mësuesit, një përvojë tepër e veçantë. Ishte një epokë e vështirë, pasi shqiptarët përballeshin me paragjykime të mëdha dhe ndjenja negative, pothuajse armiqësore. Shumë herë m’u desh që të mbrohem, pa e kuptuar arsyen e vërtetë. Paragjykimet ishin tepër të fuqishme. Dhe është mjaft e lodhshme, kur duhet të tregosh vazhdimisht se cili je. Në lajme përmendej një shqiptar kriminel dhe në të njejtin moment njolloseshin të gjithë shqiptarët. Më vjen keq kur shoh se mbeturinat e këtij botëkuptimi ekzistojnë akoma”.

“Punova për mjaft kohë në fushën e të drejtave të njeriut. Isha nga ana e shoqerisë së qytetarëve dhe kisha krijuar një bashkëpunim të përsosur me Avokatin e Popullit. Ishim të vlefshëm për njerëzit tanë, pasi punonim me frymë kolektive dhe në nivel të lartë. Punoja ngushtë me komunitetet e emigrantëve dhe pata mundësinë që të ndihmoj bashkatdhetarët tanë në mënyrë konkrete. Paralelisht, kisha një emision në radio (s.s. 4 vjet me Gazmend Kapllanin) dhe shkruaja dhe në gazetë. Regjistronim problemet e emigrantëve dhe kishim hapur një kanal komunikimi me njerëzit tanë në të gjithë Greqinë”.

“Ndërkohë, më pranuan në programin pasuniversitar të Degës Politike të Fakultetit Juridik. U detyrova që të jap dorëheqjen nga puna ime, pasi ishte tepër angazhuese dhe duhej që të ndiqja mësimet mbasditeve. Gjeta punë të re në një Shkollë të Kualifikimit Profesional. Punova për shumë vjet në programe arsimore, që kishin si synim integrimin e emigrantëve të huaj në shoqerinë greke. Kur mbarova kursin pasuniversitar, fillova menjëherë studimet për doktoratën, përsëri duke pasur si objekt emigrantët dhe integrimin e tyre”.

“Marrja e shtetësisë greke në vitin 2015 më lehtësoi në veprimtarinë time të përditshme. Më në fund, kisha të drejtën që të udhëtoja lirisht, pa përkufizime dhe burokraci të stërlodhshme. Më 2019 vura kandidaturë për deputete në Parlamentin Europian (s.s. me SYRIZA-n). E dija se nuk do të zgjidhesha, por besoj se pjesëmarrja e emigrantëve në procedurat politike dhe elektorale mundet të marrë një karakter edukimi dhoqeror si për emigrantët, të cilët frymëzohen që të aktivizohen më shumë me problemet e përbashkëta shoqerore, ashtu dhe për shoqerinë greke, për të cilën problemet e emigracionit bëhen më konkrete. Është shqetësuese që Greqia nuk ka sanksionuar ligjërisht përmasën e saj të sotme ndërcivilizuese. Bota e sotme është shumëdimensionale dhe veçanësia e individit nuk duhet të përbëjë problem…”  Përktheu nga greqishtja Kristo Çakuli