“Festivali i Pasioneve” vepra më e re e Skënder Sherifit

E hënë, 29 Prill, 2024

Skënder Sherifi, autori që kujdeset që çdo vepër e tij, e jetësuar më herët në frëngjisht, të mbërrijë edhe në gjuhën e të parëve të tij. Botimi më i ri i shkrimtarit shqiptar, që jetën e ka ndërtuar në Belgjikë, është “Festivali i pasioneve”, një vepër e shkruar thuajse 40 vite më parë në frëngjisht, por që prej vitesh përgatitet edhe për kulturën shqiptare.

Në një klimë të gjallë intelektuale mes kulturës franceze dhe belge, Sherifi hyri me një autoritet të pabesueshëm në letrat shqipe. Poeti ka krijuar universin e tij paralel me vëllimin poetik “Festivali i pasioneve”, për të cilin është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe më gjerë. Një konglomerat kulturash, ngjyrash dhe imazhesh vijnë përmes 65 tablove.

”Pasioni i fjalëve, pasioni i poezisë, pasioni i çdo gjëje që lëviz, që gjallëron, çdo gjë që ia organizon gjuhës një festim gjigant. Ja pra disa fjalë, për ta celebruar siç e meriton, veprën e Skënder Sherifit në të gjitha variantet e saj!

Tmerrësisht emocionues, ky vullnet i autorit, për të thënë gjithçka, për t’i hallakatur, me një gjallëri e guxim të rrallë, Jetët tona të përgjumura dhe monotonisht të qeta. Poezia e Sherifit, e ka ngjyrën e fabrikës së tij, me një stil të të shkruarit unik e personal, dhe me një Univers tepër origjinal. Tekstet e tij, nuk i përngjajnë askujt tjetër ! Janë tëbrumosura me një humanitettë rrallë. Urgjenca ekstreme e tij, për t’i shprehur të gjitha gjërat e mundshmetë kësaj bote, dhe për t’i kundërshtuar pastaj me mjeshtërinë e tij, krijon te lexuesi mrekulli të vërteta. Autori e çon artin e tij Klasik e Barok deri në pafundësinë e mundshme.

Ky festival poetik, ekstatik dhe ngacmues, e lufton frontalisht arsyen tonë të ftohtë. Fjalët e tij teleskopohen në traditën puro Rabelezjane ( e autorit francez klasik të mirënjohur : François Rabelais ) dhe disa vargje të mprehta, sikur Thikat kirurgjikale na zhytin në një Mendim tepër të thellë. “ Mezi shpëtova nga një komë e rëndë dhe e gjatë, në mesin e të çmendurve ! ” Pasuri emadhedhe thirrje solemne e autorit, në revolucionin e ideve dhe të rebelizmit poetik të përjetshëm.

Skënderi e rishkruan historinë në mënyrën e vet, një histori me plot referenca, dhe që tregon një kulturë të përgjithshme të jashtëzakonshme. Të duket se këto tekste, i ka konceptuar, në një gjendje speciale, hipnotike. Sepse poezia e tij, në një dehje sublime dhe të lumtur, nuk fal asgjë dhe askënd! Por e celebron jetën dhe poezinë, si art suprem i kësaj bote njerëzore!”, thuhet në recensionin e Jacques Izorad për librin e Sherifit.

Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë që zhvillojnë karrierën e tyre jashtë atdheut. Në një klimë të gjallë intelektuale mes kulturës franceze dhe belge, ai hyri me një autoritet të pabesueshëm.