Greqia hap kufijtë, por ndryshon planin për Shqipërinë

E hënë, 6 Maj, 2024

Ndryshon plani i qeverisë greke, për udhëtarët shqiptarë drejt Greqisë! Shifrat e të infektuarve me Covid-19 në rritje, në të dy vendet, e shkaktuar kryesisht nga vizitorët e jashtëm dhe lehtësimi i masave, ka ndikuar në vendimin përfundimtar, që kanë shpallur sot në një konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilias, ministri i Turizmit, Haris Theoharis, si dhe zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

Tre zyrtarët e lartë kanë paraqitur programin e sivjetshëm turistik, bazuar në një protokoll tepër të rreptë, duke filluar nga data 15 qershor. Por ndërsa në deklaratat e tyre pritej të përfshihej edhe kufiri tokësor, si dhe të lejoheshin shtetasit shqiptarë të qarkullonin lirshëm, nga kjo datë, mesa duket, pala greke ka hezituar të rrezikojë së tepërmi, kështu që udhëtarët në pritje do duhet të presin datën 1 korrik.

Konkretisht, ministri grek i Turizmit, Haris Theoharis, në lidhje me hapjen e kufijve ka theksuar se nga data 15 qershor:

-Lejohen fluturime nga aeroporti i Tiranës dhe Shkupit aeroportit të Athinës me pasagjerë për arsye pune apo madhore, jo turistë, të kategorisë “essential travel”.

-Nuk lejohen akoma fluturime nga aeroporti i Tiranës, Shkupit drejt aeroportit të Selanikut.

-Lejohen fluturime nga Italia, Spanja dhe Hollanda. Vijojnë të ndalohen fluturime nga Britania e Madhe dhe Turqia.

-Ndalohen lundrimet e anijeve, nga çdo vend, përveç skafeve dhe jahteve private me staf të brendshëm.

-Mbeten të mbyllura kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë, përveç arsyeve madhore apo për çështje profesionale, punësim. Vetëm kufijtë tokësorë me Bullgarinë do të hapen nga data 15 qershor.

Ministri i Turizmit ka theksuar se vetëm nëse të dhënat epidemiologjike e lejojnë, do të zbatohet plani i 1 korrikut, sipas të cilit:

-Lejohen fluturime ndërkombëtare në të gjitha aeroportet e Greqisë

-Riformulohet lista e BE për qarkullimin e shtetasve të vendeve të treta.

Përsa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të ridiskutohet çështja në 30 qershor, bazuar në të dhënat e fundit të të infektuarve, që do të jetë dhe vendimtare për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në listën e udhëtarëve pa kufizime.

Nga 1 korrik, nëse të dhënat epidemiologjike mbeten të njëjta, do të riaktivizohen doganat Kakavijë, Qafëbotë dhe Kapshticë, si dhe në pikat e tjera kufitare tokësore me vende fqinje.

Reagojnë policët kufitarë të Kakavijës

Në prag të rihapjes së kufijve dhe pak orë para se të tërhiqej pas hapja e lirshme e kufijve me Shqipërinë, Lidhja e Punonjësve Grekë të Policisë Kufitare, të përqëndruar në sektorin e kontrollit të pasaportave në pikën kufitare Kakavijë, kanë publikuar një deklaratë ku shprehin hapur problematikën e thellë të këtyre ditëve.

Në deklaratën zyrtare drejtuar qeveritarëve grekë, policët kufitarë theksojnë:

“Në kuadrin e rihapjes së doganës në Kakavijë, e duke marrë parasysh rritjen e shifrave të të infektuarve në Shqipëri, shprehim problematikën e thellë për personelin që do të shërbejë në kontrollin e pasaportave.

Mungesa e një plani efikas mbrojtës, urdhrit që do të sigurojë mbrojtjen nga virusi  si të udhëtarëve ashtu dhe të personelit, në prag të sezonit veror dhe dyndjes së zakonshme të këtyre muajve, është mjaft problematike.

U bëjmë thirrje organeve kompetente, përderisa do të hapen kufijtë tokësorë për udhëtarë e automjete nga Shqipëria, të kujdesen paraprakisht për masat mbrojtëse dhe protokollit shëndetësor, me një unit të shërbimit sanitar të sektorit epidemiologjik të përhershëm, kampione e teste sipas nevojave, si dhe më e rëndësishme: të mos lejohet dyndje e udhëtarëve në pikat kufitare, si vitet e mëparshme.

Siç është theksuar vazhdimisht, virusi nuk fal asnjë gabim. Le të kujdesen kompetentët të mos gabohet edhe këtë herë, duke u rikthyer sërish në një valë tjetër, të shkojnë dëm sakrificat 3-mujore e të izolohemi sërish”.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 