Gaetano Petrota, themeluesi i katedrës së shqipes në Universitetin e Palermos

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Gaetano Petrota (Gaetano PETROTTA, 1882–1952) ishte filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve (Sicili).

Punimi i tij “Sprovë e fonetikës krahasimtare të gjuhës shqipe” (1924) u nderua me një çmim nga Akademia italiane Linçei. Në veprën e vet kryesore “Popolo, lingua e letteratura albanese”, 1931 (“Popull, gjuhë dhe letërsi shqiptare”), Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit, historisë së kulturës.

Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa vdiq. Vepra të tjera të tij janë: “Letteratura albanese e italo-albanese”, 1939 (“Letërsia shqiptare dhe arbëreshe”), “Zhvillimi historik i kulturës dhe i letërsisë shqiptare” (1950), “Çështje etnike-gjuhësore greke-shqiptare” (1950); botoi bashkë me Pal Skironë disa pjesë të veprës së Gj. Buzukut.

La dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi, 1938), si edhe një fjalor frazeologjik të Arbëreshëve të Sicilisë (1942). Veprat e tij kanë pasuri informacioni. / Redaktori.net