Zbardhet drafti / Amnistia e kapitaleve zbatohet me deklarim vullnetar

E shtunë, 4 Maj, 2024

Amnistia e kapitaleve do të zbatohet mbi parimin e deklarimit vullnetar të pasurive të padeklaruara nga individët dhe sipërmarrja. Qeveria parashikon të aplikojnë një tatim në burim nga 5 deri në 10% për të nxitur deklarimin e pasurive, sipas draftit të plotë të zbardhur nga Monitor.

Konkretisht, nëse vlera do të deklarohet  në 4 muajt e parë pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të tatohet 5%, në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit 7% dhe në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit 10%.  Drafti përcakton se edhe për rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të deklaruara vullnetarisht pranë njësisë speciale të ngritur në kuadër të këtij ligji, tatim i posaçëm në burim do të paguhet në vlerën nga 5 deri në 10% në varësi të afatit të deklaruar.

Amnistia do të përfshijë legalizimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vendndodhje brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ku përfshihen shuma në të holla, monedhë shqiptare apo e huaj (CASH), monedhë digjitale, sende me vlerë ar apo gurë të çmuar, vepra arti, tituj (securities), apo instrumente të tjerë të tregjeve financiare, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë.

Drafti përcakton se për çdo veprim do të ruhet sekreti, po ashtu çdo informacion të ofruar nga subjekti i deklarimit apo përfaqësuesi i posaçëm i tij, për çdo të dhënë për pasuritë e deklaruara me përjashtim të detyrimit për vënien në dispozicion të tyre nëpunësve shtetërorë të ngarkuar me detyra të lidhura me procesin e deklarimit; detyrimit për vënien në dispozicion të tyre nëpunësve shtetërorë të punësuar në organet e administratës shtetërore dhe të autorizuar nga ky ligj për të ndjekur procesin deklarimit vullnetar; rasteve të tjera të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar.

Nga amnistia do të përjashtohen nëpunësit publikë, të cilët brenda 3 viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave në hierarkinë e lartë të administratës, dhe familjarët e tyre, subjektet e ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë; subjektet sipas përcaktimit të nenit 16, të Aktit Normativ nr.1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”; personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të Ligjit nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. / Monitor