Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e mësuesve në Diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe zgjidhjes së problematikave të lindura nga pandemia, zhvilloi sot mbledhjen me mësuesit e gjuhës shqipe në SHBA dhe përfaqësues të QBD-së, nën drejtimin e znj. Mimoza Hysa.
Në mbledhjen morën pjesë: Qemal Zylo, Drejtor i shkollës Shqipe dhe televizionit “Alba Life” në Nju-Jork, Kozeta Zylo bashkëthemeluese e shkollës shqipe “Alba Llife”, Drita Gjongecaj, themeluese e shkollës shqipe “Children of the Eagle” në Nju-Jork, Liljana Lico, mësuese e gjuhës shqipe në Waterbury, Connecticut.
Takimi shërbeu për një njohje më të mirë të problematikës së mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë dhe për bashkërendimin e punës për të ndihmuar procesin e mësimdhënies.
Ndër të tjera u diskutua mbi mënyrën e organizimit të mësimit të gjuhës shqipe në SHBA, hartimin e një politike mbështetëse për promovimin e shqipes jashtë vendit, hartimin e teksteve të përshtatshme për mësimdhënien në Diasporë, plotësimin e nevojave në kohë me tekste dhe literaturë plotësuese për shkollat shqipe, ndihmesën e platformave dhe materialeve didaktike online për mësimin e gjuhës shqipe, organizimin e seminareve, trajnimeve dhe takimeve të mësuesve të gjuhës shqipe për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella etj.
Palët diskutuan gjithashtu për ruajtjen e komunikimit dhe zhvillimit të mbledhjeve online në të ardhmen si një ndihmesë për diskutimin dhe zgjidhjen e problematikave të krijuara. Mbledhjet do të vijojnë edhe me përfaqësuesit dhe drejtuesit e lidhjeve të mësuesve në vendet e tjera.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.