Covid-19 / BE propozon 750 miliardë euro për planin e rimëkëmbjes ekonomike

E hënë, 29 Prill, 2024

Kriza më serioze ekonomike në historinë e vendeve europiane do të mbështetet me një paketë stimuluese prej 750 miliardë euro, ka bërë të ditur Komisioni Europian.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron propozuan para pak ditësh që buxheti shumëvjeçar europian të pasurohej me 500 miliardë euro, të cilat do të jepeshin në formën e transferimeve dhe jo të kredive për vendet që janë në krizë. Por Komisioni ka vendosur që paketa stimuluese të përbëhet nga 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë euro kredi.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen do ta publikojë zyrtarisht propozimin, duke krijuar kështu bazë për negociata të plota, pasi 27 vendet anëtare të BE-së nuk po bien dakord me mënyrën e financimit për rimëkëmbjen ekonomike të bllokut.

Në propozimin e komisionit pritet të përfshihet mbledhja e parave në tregjet e kapitalit, mbështetur nga garancitë indirekte të shteteve anëtare, të ripaguara bashkërisht gjatë dekadave.

Burime të cituara nga mediat italiane thonë se Italia do të përfitojë shifrën më të lartë, gati 173 miliardë euro, 81 miliardë prej të cilave në formën e ndihmave. Ndërsa Spanja pritet të sigurojë 140 miliardë, mes granteve dhe kredive të buta.